RCCOLA

Shtatë muaj bllokadë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Grumbulli i ankesave për manipulime me tenderë po rritet. Deri të mërkurën 204 kompani, të cilat pretendojnë se u është bërë e padrejtë në proceset tenderuese në Kosovë, kanë dorëzuar dosje të tilla në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Asnjë nga to nga 1 gushti i vitit të kaluar nuk ka marrë përgjigje.

Arsyeja është se në Gjykatën e Tenderëve, siç njihet ndryshe OSHP-ja, nuk ka kush t’i shqyrtojë ato. Anëtarëve të OSHP-së u ka skaduar mandati me në krye kreun e këtij institucioni Hysni Hoxha nga gushti i vitit të kaluar.

RCCOLA

Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka votuar emrat e zyrtarëve që do të jenë përgjegjës për udhëheqjen e këtij institucioni.
Kështu projekte milionëshe kanë mbetur pa u realizuar në vend, pasi me rregulla të prokurimit autoritetet kontraktuese nuk mund të procedojnë në realizimin e projekteve të parapara nëse paraqiten ankesa në tenderë. /Tribuna/