Shtatë aktakuza të ngritura për vjedhje pylli, shkaktim i rrezikut dhe një person i ndaluar për kanosje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja”./rajonipress/