Mobi Casa

Katër aktakuza të ngritura për vjedhje, keqpërdorim të besimit dhe dhunë në familje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 24 orëve, me dyshimin e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

RCCOLA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”./rajonipress/