Shtatë aktakuza të ngritura për dhunë në familje, vjedhje pylli dhe rrezikim trafiku

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky Kapitull”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”./rajonipress/