Nëntë aktakuza të ngritura për kanosje, dhunë në familje dhe posedim të drogës
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit, se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”./rajonipress/