UBT

Shtabi Komunal Emergjent diskuton mbi gjendjen aktuale të krijuar nga COVID-19, në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Shtabi Komunal Emergjent ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën pjesëmarrës ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, koordinatorja e Shtabit Emergjent, Florentina Kryeziu, Komandanti i Stacionit Policor, Florim Klaiqi, si dhe anëtarët e tjerë të shtabit.

Mbledhjen e hapi i pari i komunës, Kadri Rahimaj, i cili bëri një përmbledhje të gjendjes me pandeminë në Komunën e Kamenicës. Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën dhe gjendjen aktuale në Komunën e Kamenicës, gjendjen aktuale në shkolla, si dhe masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit.

UBT

“Sot ftova në takim anëtarët e shtabit emergjent komunal për menaxhim të pandemisë. Diskutuam lidhur me situatën në përgjithësi, përfshirë këtu edhe shkollat e institucionet tjera. Si dhe u dakorduam se duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe mundësisë së përhapjes së variantit të ri të virusit Omicron”, -tha Rahimaj.

Gjithashtu ai theksoi se ditët në vijim do të shtohet inspektimi dhe monitorimi në terren.
“Bashkërisht u dakorduam që ditëve në vijim të shtojmë inspektimet e monitorimet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, si dhe gjetjes së mënyrave të reja për vetëdijesimin e qytetarëve rreth variantit të ri”,- shtoi Rahimaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.