RCCOLA

Shqiptarja me pesë gjuhë të huaja që punon në NATO

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tiranë – Quhet Xhoina Gishti dhe është 25 vjeçe. Ajo ka lindur në 21 prill të vitit 1988, në Patos. Së bashku me prindërit dhe të vëllanë, në vitin 1999 shkuan dhe emigruan në Milano të Italisë. Pasi mbaroi shkollën e mesme, ajo përfundoi studimet e larta në universitetin katolik “Sacro del Cuore” në Milano, me rezultate shumë të mira.

Pasi ka mbrojtur pesë gjuhë të huaja, ajo momentalisht punon me NGO (shoqatë joqeveritare) dhe YATA (Atlantic Treaty Association), një degë e së cilës është edhe në Shqipëri, që është një shoqatë që merret me organizimin e të rinjve të rajonit për diplomatët e së ardhmes… Të dyja këto organizata kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë me NATO-n dhe janë krijuar për llogari të NATO-s.

Ajo ka vizituar shumë vende të botës, ku dhe ka dhënë kontributin e saj, deri në ambasadën tonë në Kinë, ku për një vit ka mbrojtur edhe gjuhën kineze në mënyrë perfekte, falë edhe ndihmës së ambasadorit shqiptar në Kinë. Në intervistën për Gazeta Shqiptare Xhoina rrëfen Se një vit më parë ka përfunduar studimet dhe është diplomuar, duke u specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare në universitetin katolik “Sacro del Cuore” në Milano.

Mobi Casa

Pak kohë më parë është laureuar në gjuhën kineze, ku për një vit ishte me studime në Kinë. Më pas ka përfunduar edhe specializimin për marrëdhënie ndërkombëtare në Itali.

Xhoina flet shumë mirë gjuhët: italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, kinezisht, edhe shqip sigurisht.