UBT

Shqiptari shpall konkursin për “nxënësin më të keq në Gjermani”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

”Koka” e idesë së shpërblimit prej 2000 eurosh për nxënësin më të dobët të Gjermanisë, është George Papa. Është i lindur në Shqipëri dhe ka mbrapa vetes një jetë të bujshme, të kaluar në gjithë botën.

Disa afishe të shpërndara nëpër oborret e shkollave nëpër Gjermani kanë ngjallur interesim dhe habi në mesin e nxënësve dhe arsimtarëve. Në tekstin e tyre mund të lexohet: “Zgjidhet nxënësi më i keq në Gjermani. Fituesi shpërblehet me 2000 euro”. Dhe, e tërë kjo nuk është shaka por një e vërtetë, sado e hidhur qoftë ajo për dikë.

Cilido që ka mbushur 13 vjet, ka mundësi të aplokojë në faqen e internetit www.aschulzial.net. dhe, me pak fat, mund të fitojë 2000 euro ose ndonjë çmim tjetër si i-pad, i-phone etj. Ky aksion provokativ ka ngjallur reagime të përziera.

Shumë nxënës në aplikimet e tyre shfryjnë nga thellësia e shpirtit frustrimin e tyre me shkollën. Ndërsa shumica e prindërve, duket të mos kenë dëgjuar akoma për konkursin origjinal.

Por, para së gjithash janë mësimdhënësit ata që i ka dëshpëruar më së shumti afishja. Mësuesja e një gjimnazi të Berlinit, Johanna H., thotë: “Për mua, është për tu dënuar qoftë edhe vetëm ideja e një mirënjohje shoqërore që do të jepej për suksesin e dobët të nxënësve. Ndërsa skandalozja këtu është se për këtë “sukses” dikush edhe do të paguajë shpërblim!

Mobi Casa

Por, kush qëndron mbrapa këtij “konkursi” të diskutueshëm?

Iniciator është portali i internetit nga Berlini, Scooland.de, që prezantohet si një “treg këmbimesh arsimore”, në të cilin mund tëofrohen dhe të merren njoftime nga kjo fushë, shkruan “Berliner Kurier. Ndërsa ”koka” e idesë së shpërblimit për nxënësin më të dobët të Gjermanisë është një shqiptar! Ai quhet George Papa, është i lindur në Shqipëri dhe ka mbrapa vetes një jetë të bujshme, të kaluar në gjithë botën.

Papa është rritur si të thuash, mbrapa skenës dhe vazhdimisht në lëvizje, pasi që prindërit e tij kishin punuar si aktorë. Më vonë është shpërngulur në Gjermani ku edhe ka studiuar. Për vite të tëra ka punuar si përkthyes për institucione të ndryshme. Për një kohë, nga korriku i vitit 1999, ai ka punuar në Kosovën e posadalë nga lufta, si koordinator i një shoqate humanitare gjermane. Pastaj ka bërë punë arkitekti në Australi ose punë tjera në SHBA etj. Para pak vitesh është kthyer sërish të jetojë në Gjermani, në Berlin dhe këtui punon në koncepte alternative të arsimit.

Ai është i bindur se sistemi klasik i arsimit nuk nxjerr medoemos njerëz të aftë për jetë prandaj kërkon dhe ofron alternativa. Idetë e tij Papa i ka shpërfaqur edhe në librin e tij “Aschulzial”, ku përshkruan rrugën jetësore të një nxënësi shembullor që nuk dëshiron të jetë më i tillë dhe vihet në krye të rebelimit të nxënësve “te dështuar”…

Pasi ta kemi lexuar këtë jetëshkrim të shkurtë të Georg Papës, edhe ideja e tij për shpërblimin e nxënësit më të dobët në Gjermani nuk duhet të na habisë shumë!.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.