Eko Higjiena

Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare (që dyshohet se është gruaja e tij) dhe një afgan 31-vjeçar. Është plagosur edhe një vajzë 14 vjeçare.

Tre persona janë plagosur në një krim të dhunshëm në Wetzikon (ZH) mëngjesin e së premtes. Është arrestuar autori i dyshuar, një 39-vjeçar kosovar, transmeton albinfo.c

Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare dhe një afgan 31-vjeçar në një banesë rreth orës 09:30, njoftoi policia kantonale e Cyrihut të premten pasdite. Të dy kanë pësuar plagë të mesme deri të rënda, shkruan polizei-schweiz.ch.

ARKATANA

Një 14-vjeçare, e cila ndodhej gjithashtu në banesë, ka pësuar lëndime të lehta. Të gjithë të plagosurit u desh të dërgoheshin në spital. Autori i dyshuar fillimisht arriti të arratisej, por u arrestua në Cyrih në mesditë.

Policia nuk ka bërë të ditur pse ka ndodhur krimi, çfarë raporti ka pasur autori me viktimën dhe si janë plagosur personat, përcjell albinfo.ch. Hetimi është në vazhdim.

Megjithatë, disa media (si Nau.ch, 20 minuten etj.) thonë se nga zyra për media e Kapo Cyrihut, kanë marrë informatën se një nga viktimat është gruaja e autorit

https://www.albinfo.ch/kosovari-plagos-tre-persona-ne-sulmin-ne-wetzikon
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.