Shqiptari shënon super gol kundër Anglisë
Zvicra U21 ka humbur kundër përfaqësueses së Anglisë U21, me rezultat 3-1.Goli i parë në ndeshje erdhi nga sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, i cili me një parabolë të bukur, befasoi portierin kundërshtar. Por, pas këtij goli prizrenasi u detyra të lë fushën për shkak të lëndimit.
Por, pas këtij goli vendasit u zgjuan nga gjumi dhe arritën të shënon plotë tre të tjerë. Vlen të theksohet se përveç yllit prizrenas në këtë ndeshje për Zvicrën nga minuta e parë luajti edhe Florent Hadergjonaj, kurse Albian Ajeti u inkuadrua ne fund të takimit.
Pas katër ndeshjeve Anglia prinë me dhjetë pikë nga katër ndeshje, kurse Norvegjia dhe Zvicra kanë nga shtatë pikë. /Telegrafi/


