Uji Dea

Shqiptari me shtetësi zvicerane kapet me targa të falsifikuara

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në rrugën Skënderbeu në Kamenicë gjatë një kontrolli rutinor policia ka ndaluar një veturë të llojit Mercedes të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas zviceran. Gjatë kontrollimit të dokumenteve tek policët ka lindur dyshimi i bazuar që targat e automjetit janë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës.

Kurse në rrugën e Gjinollëve në Gjilan gjatë kontrollimit në posedim tek i dyshuari mashkull shqiptar në brezin e tij është gjetur dhe konfiskuar arma me gas e llojit Retay Baron dhe dy fishek të kalibrit 9mm. Në konsultim me Prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

RCCOLA

Policia e Kosovës gjithashtu ka njoftuar edhe për dy arrestime me urdhëresa të gjykatave të Gjilanit. Kështu rasti i parë është arrestuar një femër shqiptare e dyshuar në Fushë Kosovë në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.

Kurse rasti i dytë ka ndodhur në fshatin e Ri në Viti ku në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit./rajonipress/