FITORJA

Shqiptari ekzekuton gruan e të dashurin e saj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një 48-vjeçar, emigrant në Itali ka vrarë gruan dhe të dashurin e saj për motive xhelozie në Aquila, të Italisë.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Burhan Kapllani, 48 vjeç i ka bërë pritë në parkingun e një supermarketi, gruas së tij Orjeta Boshti 36 vjeç, me të cilën kishin 4 fëmijë. Ajo ndodhej për momentin në kompaninë e të dashurit të ri, Shpëtim Hana. Të dy sapo kishin hipur në automjetin Opel Zafira, kur 48-vjeçari është afruar dhe ka qëlluar për vdekje të shoqen me një plumb pranë veshit teksa kjo ndodhej ende në makinë.

Sipas mediave italiane, Hana ka tentuar të largohet për të shpëtuar nga agresori, por plumbat e pistoletës e kanë zënë në qafë duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.

Karabinierët sekuestruan armën e krimit, një pistoletë e kalibrit 22, që u gjet 300 metra larg vendit të krimit, transmeton bw.

Autori i krimit, bashkëshorti është në polici, ku dëshmitarë në vendngjarje thonë se ai u dorëzua vetë tek karabinierët.

ARKATANA

Mësohet se gruaja, Orjeta Boshti kishte hapur një proces gjyqësor për divorcin nga Kapllani.

Sipas dëshmitarëve, autori ishte në gjendje të mirë ekonomike pasi kishte në zotërim një kompani të tregtimit të mermerëve. Policia thotë se autori aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Në vendngjarje u gjetën 2 plumba. Brenda supermarketit në momentin e vrasjes ndodhej dhe nëna e gruas së vrarë, Boshtit.

Më pas mbërriti dhe vëllai i gruas së vrarë, por nuk u lejua të afrohej pranë trupave të vrarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.