Eko Higjiena

Shqiptarët rikthehen në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një majë mali pothuajse të pashpresë, familja Jaha është rikthyer për të gjetur mbijetesën. Pas luftës së Kosovës shumë shqiptarë u shpërngulen nga Medvegja, njëra prej tri zonave ku shqiptarët në Serbi janë autoktonë.

Familja Jaha, me shumë fëmijë, një pjesë e të cilëve ende në Kosovë, janë lodhur duke jetuar si refugjatë e pa mundësi për një të ardhme. Fshati ka qenë shpresa e tyre dhe një shtëpi e vjetër e ndërtuar sikur të ishte prej balte. “Kemi jetuar në Prishtinë, por nuk kishte rrugëdalje dhe u kthyem. Duhet të punojmë dhe bëjmë ça të na dalë”, thotë Abedin Jaha, i kthyer në Medvegjë. Disa ndihma të vogla nga diaspora kanë rregulluar jetën e tyre sado pak. Ata tani kanë ujë të pijshëm dhe pak kafshë për të mbijetuar. Fshati Tupallë ka pasur dikur shumë banorë, por tani shtëpitë dhe njerëzit sikur fshihen njëra prej tjetrit. Por, për shqiptarët e kthyer më mirë është në vendin e tyre. “Në shtëpinë e vetë njeriu është më mirë. Më mirë rri në shtëpi sesa shkoj të kërkoj punë aty ku nuk ka”, thotë Azize Gashi, per, Top Channel.

FIDANISHTJA

Shqiptarët e Medvegjës, qytezë që ndodhet e veçuar prej shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Serbi për rreth kufirit me Kosovën, e kanë braktisur shumë këtë zonë. Shkolla e fshatit më të madh dikur kishte qindra nxënës. Ata që jetojnë aty thonë se tensione etnike nuk ka shumë dhe kthimi do të ishte i mirë. “Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Medvegjë, por kur jemi të gjithë unik është më e lehtë. Po të ishim më shumë do ta kishim edhe më të lehtë, prandaj u bëjmë thirrje shqiptarëve që të kthehen”, deklaron Sokol Halimi nga Bashkësia Lokale Tupallë.

Shumica e shqiptarëve megjithatë kanë emigruar drejt vendeve të Perëndimit ose Kosovës./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.