FITORJA

Shqiptarët në Austri të angazhuar gjithnjë për të mirën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë sot konfirmimin nga Rexhep Isufi, Naser Shkodra dhe Gentiana Isufi të shoqatës “Rumanienhilfe Gunskirchen” nga Austria, për donacionin të cilin është duke e përgatitur për ta sjellë në Gjilan, konkretisht në Spitalin Regjional, Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe në Shoqatën Handikos, të cilat trajtojnë rastet e rënda të qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë.

Kryetari Haziri, ka falënderuar këtë shoqatë për përcaktimin e tyre që të ndihmojnë në forma të ndryshme Komunën e Gjilanit.

Ai ka potencuar kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë mërgata shqiptare në Austri, Evropë dhe gjithë botën.
“Mërgata e cila është me zemër të madhe humane dhe me mendje gjithnjë në Kosovë, vazhdimisht ka sjellur të mira për resor të ndryshëm publik të Gjilanit. Vepra të tilla janë gjithmonë një krenari për ne, sepse pajisjet e ndryshme janë në shërbim të një jete më të mirë dhe një kujdesi më të madh për qytetarët të cilët marrin shërbime nga këto institucione të rëndësishme”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Kurse Rexhep Isufi dhe Gentiana Isufi, kanë dhënë detajet e donacionit i cili është duke u kompletuar për t’u sjellë në Komunën e Gjilanit.

Ata kanë potencuar se janë pajisje të ndryshme për pacient dhe për shërbime më të mira për qytetarët që trajtohen nga këto qendra shëndetësore dhe emergjente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.