KKVITI

Shqiptarët e Luginës, unik kundër pjesmarrjes në zgjedhjet sërbe

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjashtë partitë politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur bashkërisht që të refuzojne pjesmarrjen në zgjedhjet serbe. Përmes një letre të hapur për publikun, krerët e këtyre partive sqarojnë se pse vendosën të bojkotojnë zgjedhjet serbe.

”Ne, krerët e subjekteve politike shqiptare të lartë shënuara, që shtriejmë aktivitetin tonë në Luginë të Preshevës, e që njëkohësisht drejtojmë edhe institucione lokale të dala nga vota e popullit, në takimin e zhvilluar të shtunën, më datë 08.02.2014, në Preshevë, unanimisht kemi marrë qëndrim për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Serbisë, të caktuara për datën 16 mars..” thuhet në dekaleratën e përbashkët të nënshkruar nga liderët e gjashtë partive politike shqiptare, transmeton “Presheva Jonë”

“Partisë Demokratike Shqiptare-PDSH, Partisë Demokratike-PD, Lëvizjes së Progresit Demokratik-LPD, Unionit Demokratik Shqiptar-UDSH, Bashkimit Demokratik të Luginës-BDL dhe Grupimit Qytetar Rilindja Demokratike-RD). Edhe pse qëndrimin tonmë e kemi shprehur në konferencën për shtyp, menjëherë pas përfundimit të takimit, shohim të udhës që edhe përmes kësaj forme, opinionit të gjërë t’ia sqarojmë shkaqet që na shtërnguan në marrjen e një vendimi të tillë.

ARSYETIM

Deputeti populllor ( në një përbërje ishin dy deputetë shqiptarë ) në Parlamentin e Republikës së Serbisë, i cili përfaqësonte një parti politike të Luginës apo disa nga to e që përbënin një koalicion, gjithnjë ka qenë i mospërfilluar nga ana e institucioneve shtetërore të republikës, duke filluar nga qeveria e deri tek nivelet me te uleta. Edhe pse shqiptarët e rajonit tonë që nga lindja e sistemit shumë partiak në Serbi, pothuaj se në të gjitha përbërjet kanë pasur deputetin, ai jo vetëm që ka shërbyer si dekor, por pothuaj se asnjë nga amandmanet e propozuara nuk kanë marrë besimin e Parlamentit e lëre më të bëhen objekt diskutimi apo miratimi edhe në qeveri.

Edhe përkundër pjesëmarrjes në jetën parlamentare, kërkesat kyçe politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, jo që nuk janë realizuar, por as që janë trajtuar seriozisht nga ana e organeve shtetërore në Serbi.

Uji Dea

Kështu, edhe pas 24 viteve nga lindja e pluralizmit politik në Serbi dhe 13 viteve nga përfundimi i konflikteve të armatosura në Luginë, pozita e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës gati se ka mbetur e pandryshuar.

Platforma Politika e vitit 2006 dhe Dokumenti i Masave Urgjente i Vitit 2013, të aprovuara nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të të trija komunave, kurrë nuk janë bërë objekte serioze të diskutimit në agjendat e qeveritarëve serbë.

Madje, edhe vet Plani dhe Programi i Qeverisë së Serbisë i vitit 2001, i cili mori pëlqimin e NATO-s dhe OSBE-së, nuk ka arritur të zbatohet as deri në gjysëm. Së fundmi, të drejtat e shqiptarëve në vend se të përmirësohen, ato po zvoglohen.

Ricaktimi i selive të gjykatave themelore, prokurorive dhe atyre për kundërvajtje, duke i lënë Bujanocin dhe Preshevën qoftë pa njërin apo tjetrin segment të jurispondencës, paraqesin shembullin drastik të thellimit të diskriminimit të Diskriminimi tjetër që bënë shteti, është edhe ai i sjelljes së vështirësive të qëllimta që në start, e që ka të bëjë me sigurimin e 10 mijë nënshkrimeve për të paraqitur listën zgjedhore të kandidatëve për deputet.

Në vend që Serbia ti stimuloj pakicat për pjesëmarrje në zgjedhjet paralamentare, ajo me kriteret e ngjashme të caktuara si për partitë e qendrës, jo që avancon pjesëmarrjen në jetën parlamentare të pakicave, por përkundrazi atë pothuaj se atë Në këtë drejtim, as që duhet të flasim për privilegjet tjera që gëzojnë pakicat si në disa vende të rajonit, siç është p,sh, përfaqësimi përmes vendeve të rezervuara në Andaj, duke i patur parasysh faktet e sipërpërmendura dhe duke i shtuar ato, se edhe përkundër përfaqësimit me deputet që kishim gjatë këtyre viteve, asnjëherë s’kemi arritur të integrohemi si duhet në institucionet shtetërore, të përfaqësohemi proporcionalisht në polici dhe gjygjësi, të kemi të zgjidhur çështjen e arsimit, shëndetësisë, përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, asaj të simboleve, e shumë të ne si drejtues të subjekteve politike shqiptare, duke marrë edhe pëlqimin paraprak të anëtarësive dhe strukturave partiake tona, kemi vendosur ti themi JO pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.