Fundamenti

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë një deputet në Kuvendin e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Kuvendin e Serbisë të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, shqiptarët që jetojnë në Serbi do të përfaqësohen nga një deputet.

Shaip Kamberi, deputeti i sapozgjedhur edhe për një mandat, i tha Zërit të Amerikës se beteja e tij në Parlamentin e Serbisë mbetet e njëjta – të ngrejë shqetësimet dhe vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ndërkohë studiuesit kritikojnë Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj pakicës shqiptare që sipas tyre ka ndryshuar relievin etnik në këtë rajon dhe po lë gjurmë të thella te përfaqësimi politik i shqiptarëve në Serbi.

Uji Dea

Për shqiptarët që jetojnë në Serbi, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Serbi nuk sollën ndryshime.Me një rezultat të pritshëm politik, të fitores së Partisë Progresive Serbe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës tani po vëzhgojnë se çfarë drejtimi do të marrin përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të Serbisë.

Rreth 58,000 shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës do të përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë nga Shaip Kamberi, i rizgjedhur deputet në këtë legjislaturë të re me rreth 13,500 vota.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kamberi thotë se zhvillimet e fundit që po përcjellin procesin zgjedhor në Serbi, ku opozita po proteston rezultatet e zgjedhjeve në kryeqytetin serb dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e vendas po kritikojnë autoritetet për një mori parregullsish që kanë minuar votimin e lirë, janë paralajmërim për një vazhdim të politikës aktuale të Serbisë, siç thotë ai, të vonesës së qëllimshme, për t’iu dhënë një epilog çështjeve që rëndojnë mbi rajonin, përfshirë atyre që lidhen me pozitën e pakicës shqiptare në Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.