HIDROMORAVA

Shqiprim Arifi: Kurti një populist pa strategji, tradhtoi Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë në “Tirana Live” foli për draftasociacionin për të cilin ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai u shpreh se Kurti ka rënë dakord për të krijuar një republikë brenda republikës, duke u shprehur se vetë kryeministri i Kosovës prej 11 vjetësh bëri fushatë kundër kësaj dhe sot tregoi të kundërtën.

Në të gjitha vendet evropiane ose në Kosovë është treguar si skifter, ndërsa kur erdhi puna te Serbia u tregua si pulë e lagur. Kjo është një tradhti kombëtare që na e ka bërë ne në Luginën e Preshevës, sepse na premtoi reciprocitetin dhe kjo nuk ndodhi. Kokëfortësia e tij sot tregoi se nuk ka pasur asnjë strategji për të realizuar parimet. Ne kemi humbur shumë, kemi humbur besimin me partnerët tanë, por ashtu edhe kemi humbur edhe marrëdhënien e mirë me Tiranën. Kemi humbur si shoqëri edhe besimin se kujt mund t’i besojmë në politikë, sot ky person po na mashtron dhe gënjen, jo vetëm mua, por të gjithë Kosovën. Dhe për këtë fakt gëzohen vetëm Vuçiqi dhe Rusia”, ka thënë ai.

HIDROMORAVA

“Në veri të Kosovës është paguar këtë vit 60 mln euro rryma serbe, e tani për ne janë 3 milionë. 20 vitet e fundit është investuar nga Serbia në Kosovë te komuniteti serb rreth 900 milion dollarë, ne deri tani kemi pranuar 2.8 milionë, shto edhe 3 milionë tani dhe nuk e di a është mjaftueshëm. Por pyetje është përse pikërisht tani? Përse u mor ky vendim në momentin kur u pranua Asociacioni, kjo i bie se do me na ble”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndër të tjera, shtoi se kryeministri Kurti nuk duhet të ketë më mbështetje nga qytetarët, edhe për shkak të mashtrimeve që ai ka bërë.