Uji Dea

“Shqiponja” shqiptare që po “tmerron” Amerikën

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Ai quhet Adrian Hadribeaj dhe është vetëm 23 vjeçar. Mirëpo në gjithë Amerikën e njohin si “Shqiponja” për shkak të prejardhjes së tij nga Shqipëria dhe shpirtit luftarak që tregon brenda ringut.

Ai është ndër shqiptarët e rrallë të cilët kanë nisur të bëjnë karrierë në një nga sportet më ekstreme dhe më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për luftërat në MMA (Mixed Martial Arts – Arte të Përziera Marciale).

Hadribeaj është nga Tirana dhe deri në moshën 20 vjeçar ka fituar gjithçka që ka qenë për tu fituar në sportin e karatesë në Shqipëri dhe më gjerë.

Ai është fitues i shumë kampionateve kombëtare, mbarëkombëtare, ballkanike si dhe i ligave të ndryshme evropiane dhe botërore si Britisht Open, USA Open, German Open etj.

Sukseset e njëpasnjëshme në këtë sport dhe dëshira për tu rritur edhe më shumë profesionalisht kanë bërë që Adriani të synoj edhe më lartë. Të synoj sportin ku bëhen bashkë të gjitha artet luftarake në një vend. Ku “luftëtarët” më të kompletuar sfidojnë veten përballë më të mirëve prej të mirëve.

“Shqiponja” para dy viteve ka shkuar në Amerikë për të realizuar këtë ëndërr dhe Brenda kësaj periudhe ka një rekord prej 7 fitoreve e asnjë humbjeje duke u shpallur edhe kampion shtetëror. Pjesë e pandashme e suksesit të tij në SHBA ka qenë edhe aktori dhe karateisti me famë botëror, Pjetër Malota.

Për rrugëtimin e tij deri këtu dhe sfidat që ka kaluar deri në këtë pikë, Adriani është rrëfyer për “Zërin”.

“Sportin e karatesë e kam nisur qysh në moshën 7 vjeçar për klubin e Partizanit në Tiranë. Sukseset e njëpasnjëshme kanë bërë që të bëhem edhe anëtarë i kombëtares Shqiptare”, ka thënë Hadribeaj.

“Që nga viti 1999 deri më 2011 kam qenë fitues i shumë kampionateve në të gjitha moshat dhe ekipet zinxhirë. Sukseset më të mëdha sa kam qenë në Shqipëri janë ato si kampion mbarëkombëtarë i të gjitha trojeve shqiptare, kampin ballkanik, nënkampion evropian dhe i 7-ti në botë.

Fundamenti

Ndërsa kam triumfuar edhe në disa liga evropiane dhe botërore siç janë ato të British Open, USA Open, German Open etj”, rrëfen “Shqiponja” nga Shqipëria.

Karriera e pasur që ka ndërtuar në Shqipëri e ka bindur atë që mundet edhe më shumë dhe i ka dhënë vetëbesimin e duhur për të nisur këtë rrugë. Të bëhet një luftëtar i kompletuar i MMA.

“Pas gjithë atyre luftërave në karate desha që të sfidoj veten në diçka më të madhe siç është MMA. Kështu që para dy viteve vendosa që të shkoj Amerikë që ta realizoj këtë ëndërr timen të kamotshme”, rrëfen ai duke treguar se sikur çdo gjë tjetër as ky fillim i ri për të nuk ishte i lehtë.

“E kam ditur që do të jetë e vështirë mirëpo se kam pritur që do të jetë kaq shumë. Me të vërtet ky sport kërkon shumë punë pasi që nuk bëhet shaka me të. Duhet të përgatitesh në të gjitha disiplinat e sporteve luftarake. Boks, mundje, xhudo, kikboks, thaiboks dhe karate”, tregon Hadribeaj.

Pas shumë stërvitjeve “Shqiponja” arrin që të futet në gara. Madje suksesshëm pasi që deri më tani nuk ka asnjë humbje në shtetin e Michiganit.

“Deri më tani më ka ecur mirë. Nga 7 luftëra për të cilat duhet muaj përgatitje kam po 7 fitore që është një rekord në vete dhe e cila më ka siguruar titullin kampion në Michigan”, tregon 23 vjeçar.

Megjithatë edhe pse puna në nivelin personal po i shkon shumë mirë dhe sukseset po i vijnë dita ditës, Adriani gëzohet më shumë që emri i Shqipërisë dhe shqiptarëve po përmendet në SHBA çdo ditë e më shumë për suksese. Ky është edhe një motiv shtesë që ai të mos ndalet se punuari edhe më fortë.

“Në këtë sport çdo ndeshje e fundit që bënë është fitorja më e madhe pasi që pas çdo ndeshje niveli rritet. Dita ditës po realizoj ëndërrtat e mia vetëm me përkushtim dhe punë dhe asgjë nuk më bënë të dorëzohem.

Vetëm kur mendoj që u largova nga atdheu im për tu bërë si ambasador e tu tregoj botës për atdheun dhe ngjyrat e flamurit kombëtarë kjo më jep forcë dhe motiv. Shpresoj që një ditë i gjithë populli shqiptar një ditë të vlerësoj si duhet sakrificën e sportistëve të cilët bëjnë gjithçka për të quar emrin e atdheut në majat e botës”, përfundon Adrian “The Eagle” Hadribeaj. /Zëri/