Uji Dea

Shqipëria, një shpresë e re për turizëm

/ 2 minuta lexim

“Shqipëria është një rruzull toke premtimesh për operatorët turistikë si dhe për investitorët e huaj”, thuhet në emisionin e njohur francez Envoyé Spécial (France2).

Vendi i Shqiponjave është shumë afër Francës, megjithatë ajo është injoruar deri tani nga turistët.

Gjatë një kohe të gjatë Shqipëria ishte diktatura më e mbyllur e bllokut komunist, e burgosur brenda paranojës së liderit të saj, Enver Hoxha.

Njëzet vjet pas rënies së komunizmit kjo republikë e vogël e Ballkanit ende vuan nga një reputacion i keq.

Uji Dea

Shumë pak janë ata që njohin bregdetin e saj me rërë të bardhë, malet e saj, trashëgiminë dhe klimën e saj me diell. Shqipëria, jo edhe shumë e madhe, ka një potencial të fuqishëm të turizmit. Ajo josh udhëtarët e etshëm për të zbuluar vise të reja.

Ne kemi ndjekur Claude dhe Claudine, një çift gjashtëdhjetetetëvjeçar, të cilët dëshironin të realizojnë një ëndërr të fëmijërisë: zbulimin e gjurmëve të komunizmit.

Kemi shoqëruar Michel-Yves Labbé, themeluesin e një agjencie për udhëtim, i cili donte të vlerësojë nëse hotelet janë në përputhje me standardet evropiane dhe nëse udhëtimet janë të lehta e pritja është miqësore.

Shikoni emisionin në fjalë: http://www.france2.fr/emissions/envoye-special/les-carnets-de-voyage/albanie-a-la-conquete-de-l-est_69790/albinfo/