Eko Higjiena

Shqipëria e rrezikuar nga radikalizimi fetar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Shqipëria ndodhet në një rrezik të lartë nga radikalizimi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm, ndërkohë që nuk është vend imun ndaj këtyre fenomeneve. Ky është konkluzioni i një studimi të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), që e sheh fenomenin si të hershëm në Shqipëri.

Ky studim u trajtua gjerësisht të premten në një konferencë, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sajmir Tahiri, ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, studiues dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, ndërkohë që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, bëri thirrje që shoqëria civile të luajë një rol më aktiv për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, shkruan sot Koha Ditore.

ARKATANA

Sipas studimit të IDN-së, dy janë problemet themelorë që listohen në këtë studim. 28 për qind e të anketuarve shprehen tolerantë ndaj objekteve fetare pa leje, qofshin ato kisha apo xhami, ndaj një qëndrim i tillë, theksohet në studim, paraqitet shqetësues duke pasur parasysh se këto mjedise shpesh janë raportuar si propaganduese te ekstremizmit fetar.

Gjithashtu një problem tjetër në studim shihet formimi teologjik i klerikëve. Studimi i IDN-së thekson se për shkak të marrëdhënies së përditshme të klerikëve me komunitetin e besimtarëve është kritike që ata të jenë të papërgatitur për të kundërshtuar argumentet radikale fetare.