Uji Dea

Shqipëria e madhe, mposht Portugalinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shqipëria e ka bërë mrekullinë, duke e shënuar një fitore të madhe në duel me Portugalinë, në nismë të kampanjës së kualifikimeve për Evropianin 2016.

Kuqezinjtë e kanë mposhtur Portugalinë me rezultat 1:0. Ekipi i Gianni De Biasit e gjeti golin e fitores në minutën e 52-të.

Në fakt, Odise Roshi ka shërbyer për mrekulli për Bekim Balajn nga e djathta, e ky i fundit ka shënuar gol fenomenal në stilin volej.

Uji Dea

Deri në fund, shqiptarët e ruajtën mjaft mirë avantazhin, duke i rrëmbyer tri pikët e para në këto kualifikime.

Pa dyshim, 7 shtatori 2014 duhet të shënohet me të zeza, pasi është një fitore historike për Kombëtaren shqiptare./zeri/