Shqetësohet Adelina Emini…

Këngëtarja e njohur Adelina Emini përveç se është e njohur në publik për këngët e bukura që i sjell, ajo shpesh herë ka treguar se arsimimi për te ka vend të veçantë.
Me ç’rast edhe e ka vërtetuar me vazhdimin e studimeve post diplomike. Këngëtarja në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur një ‘problem’ i cili po e shqetëson atë e i cili ka të bëj pikërisht me nivel arsimor.
“Po e shoh shumë shpesh qe “disa” e shkruajnë një fjali p.sh. “çdo gjë…”.. Po më pengon shumë …Do të duhej të ishte kështu: Çdo gjë.. Gj – Ç”, ishte mbishkrimi i këngëtares Emini, i cili jep mesazh se mbase ‘disa’ duhet më shumë të merren me ushtrimin e drejtshkrimit.