KKVITI

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë ‘playback’ në skena të mëdha të festivaleve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka shprehur hapur kritikat e saj ndaj disa kolegëve të estradës që këndojnë ‘playback’ në skenat e mëdha të festivaleve vendore, transmeton “Kosova Sot Online “.

Ajo la të kuptohet se është fjala për festivalin “Sunny Hill” që po organizohet këto ditë në Prishtinë, e që njëherësh është festivali më i madh në Kosovë.

Përmes një postimi në InstaStory, Vesa Luma ka treguar pakënaqësinë e saj ndaj këngëtarëve që nuk shfrytëzojnë mundësinë për të performuar live në skena të tilla të rëndësishme. Ajo shpreh habinë e saj se si disa artistë ende preferojnë të këndojnë ‘playback’ edhe pas 10-15 vitesh karrierë, duke pyetur se çfarë kënaqësie mund t’u japë kjo performancë atyre dhe publikut.

Lexoni edhe:
Hoti reagon i zemëruar kundër UNDP-s, i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë

Hidromorava

“Unë akoma e kam të pa kuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë, nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, me e marr (e me jap kënaqësi) tu këndu live. Deri tash do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… a nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh edhe prapë e njëjta histori… çfarë kënaqësie ju jep sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj…Mandej po kërkoni me ju jap merita më shumë e me ju trajtu njësoj si këngëtarët e huaj”, ka shkruar ndër të tjerash Vesa Luma.

Ajo gjithashtu kritikoi menaxherët e këtyre artistëve, duke i akuzuar se mbushin studiot televizive me artistët e tyre dhe shtyhen për famë. Vesa shprehu keqardhjen e saj për talentet e reja që përballen me këtë fasadë në industrinë muzikore.

“Me që ra fjala, menaxherët e juaj po i mbushin studiot televizive si ‘stara’ – i vetmi vend në botë ku menaxherët shtyhen me starat e tyre kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet – po hajt mo… na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën me scroll… shumë shumë gjynah sidomos për talentet e reja që e përjetojnë këtë fasadë”, ka shtuar këngëtarja nga Prishtina.

Kjo deklaratë e Vesa Lumës ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, duke hapur një debat mbi performancat live dhe praktikën e ‘playback’ në skenat e festivaleve të mëdha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.