Fundamenti

Shpresat te takimi i presidentes për zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, njohësit e proceseve politike thonë se shpresat janë drejtuar kah takimi i thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani. Nëse ky takim dështon, ata thonë se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes një interpretimi nga Gjykata Kushtetuese, në të cilën tashmë është dorëzuar një kërkesë për shqyrtim nga deputetët e Kuvendit.

Pesëmbëdhjetë përpjekje të dështuara të ligjvënësve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Njohës të proceseve politike thonë se tashmë shpresat janë te presidentja e vendit, e cila të hënën nisi ftesat për një takim me liderët e partive politike, më 15 maj.

Shpresa e parë është që në takimin me presidenten e vendit të ketë një konsensus të përbashkët të subjekteve politike për tejkalimin e këtij ngërçi.

Mobi Casa

“Nëse kjo nuk ndodh, dhe do duhej të ndodhte të merremi vesh mes veti me institucionet tona, me përfaqësuesit tanë, atëherë mbetet që Gjykata Kushtetuese sa më parë të veprojë me efikasitet për arsye të urgjencës që kemi”, tha Mazllum Baraliu, njohës i proceseve politike.

Një interpretim nga Gjykata Kushtetuese po e sheh si dalje nga bllokada edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri.

“Lidershipi i partive politike ka dëshmuar që nuk ka kapacitet për të gjetur zgjidhje, prandaj vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë nenin ku thuhet se vetëm fituesi mund të propozojë një kandidat, apo kandidate, por nuk e shpjegon se çfarë ndodh nëse nuk i ka votat e mjaftueshme. Pra, pa u qartësuar nga Gjykata Kushtetuese kjo çështje, mendoj se bllokada vetëm do të vazhdojë”, tha Artan Muhaxhiri, analist politik.

Të hënën AAK-ja e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese propozimin që votimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit të bëhet përmes formës së fshehtë, pasi thonë se është shkelje kushtetuese që në proces të votimit të ndërrohet forma nga e hapur në të fshehtë./rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.