Shpërthim pranë stacionit policor në Mitrovicë

Prapë është dëgjuar një shpërthim rreth orës 01:15 pas mesnatës në rrugën “Tanaska Raica”, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së stacionit policor dhe Restorantit “Bellidvor”, bëjnë të ditur zyrtarët policor për Indeksonline.
“Është dëgjuar një shpërthim rreht orës 01:15 pas mesnatës në rrugën “Tanaska Raica”, në pjesën veriore. Objekti i policisë nuk është dëmtuar. Ende nuk dihet se çka ka qenë cak i këtij sulmi. Ende nuk dihet se çka është ky mjet shpërthimi. Përveq dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, ka thënë Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet derisa autorët e ngjarjes dhe shkaqet e shpërthimit mbesin ende të panjohura./Indeksonline/