RCCOLA

Shpërthim eksplozivi në një dyqan ushqimor te zona e plazhit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Durrës- Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime policore të Durrësit bëjnë me dije për News24, se shpërthimi me lendë plasëse ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në një dyqan ushqimor në zonën e plazhit, në Durrës, pranë sektorit të hekurudhës, anës bregut të detit.

Mobi Casa

Blutë e Durrësit kanë lajmëruar forcat xheniere, për të përcaktuar sasinë e lëndës plasëse, ndërkohë që kanë nisur hetimet. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale, vetëm prishje të qepenit të dyqanit.

Nga hetimet paraprake mësohet se pistat kryesore të hetimit është një konflikt i mundshëm i qirramarrësit, Oltjon Cana apo të pronarit të dyqanit. (e.m/BalkanWeb)