Mobi Casa

Shpërthim bombe në Mitrovicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mitrovicë – Persona të panjohur kanë hedhur sot në mëngjes, rreth orës 5 e 50 minuta, një bombë afër ndërtesës së Telekomit, në Lagje e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, bëjnë të ditur mediet e Beogradit. Nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale në ndërtesën ku është hedhur ajo janë të konsiderueshme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton.

RCCOLA

Ky incident ndodh një ditë pas vrasjes së një pjesëtari të EULEX-it afër Zveçanit, dhe plagosjes së një tjetri./koha/