UBT

Shpërthen Mehmedi, Xhaka ndëshkohet me karton të kuq

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Admir Mehmedi ka shënuar dy gola tejet të rëndësishëm për Freiburgun, duke udhëhequr fitoren 4:2 ndaj Borussia Monchengladbach. E, te këta të fundit, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq në rikthimin e tij si titullar.

Shpërthen Admir Mehmedi. Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë dy gola në fitoren 4:2 të skuadrës së tij, Freiburg, ndaj Borussia Monchengladbach.

Anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës arriti të realizojë golin e parë dhe të fundit të Freiburgut, në këtë fitore tejet të rëndësishme që i mban ata larg tri pozitave të fundit të renditjes.

UBT

Golin e tij të parë, Mehmedi e realizoi në minutën e 51-të të takimit, teksa të fundit në të 87-ën.

Ndryshe, te Borussia në këtë sfidë titullar u rikthye mesfushori, Granit Xhaka, por ai ishte i pafat.

Graniti u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69-të të sfidës, pasi paraprakisht ishte ndëshkuar me të verdhë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.