Shpërthen Berisha, shënon tre gola

Besart Berisha ka shënuar Hat-trick për Melbourne Victory, e cila në shtëpi mundi Melbourne Cityn me rezultat 5:2.
Besart Berisha po shkatërron kundërshtarët edhe te skuadra e re Melbourne Victory. Sulmuesi kosovar ka realizuar tre gola në ndeshjen ndaj Melbourne Cityn që përfundoi me rezultat 5:2.
Ish sulmuesi i Brisbane Roarit golat i ka shënuar në minutën e 45-të, 46-ët dhe 67-të nga pika e bardh.
Për, Melbourne Cityn luajti edhe ish sulmuesi i Barcelonës dhe Atletico Madridit, David Villa, por që nuk arriti të realizoj asnjë gol.
Pas kësaj fitore, Melbourne Cityn është ngjitur në vendin e parë në renditjen tabelore me pikë të tubuara, sa ka edhe Sydeny në vendin e dytë