United Hospital

Shpërfillja e profilit ngëdhënjyes

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Nga Nexhat Rexha – Bujar Salihu në poezi ka arritur të mund shpërfilljen e sunduesit për shumë kohë, duke sendërtuar vetëdijshëm intuitën e tij prej poeti,ai mund edhe kohën absurde, me synim kah rruga ngadhënjyese, me portretizimin e profilit sa më origjinal.

Vëllimi poetik “Skeleti i dallëndyshes” është realizim artistik që të jep mundësi të njohjes nga afërsia e proceseve shoqërore, të cilat vijnë në periudhën e traumatizuar jo vetëm për autorin, por për të gjithë ata që bashkëjetuan e bashkëvepruan në këto kohë delikate.

Arti letrar e në këtë rast poezia e Bujar Salihut e parashtruar në këtë vëllim vjen si ndërlidhje e kohëve, sepse autori librin e ka sistemuar në korrelacionin e përjetimeve të një dekade,me veprime nga më absurdet që ka krijuar fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i këtij shekulli. Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve dhe përjetimeve, autori ka përjetuar të gjitha lëvizjet e ndodhitë në atdheun e tij. Në mbështetje të rrethanave reale dhe prishjes së rendit të ri në atdheun e tij ai ka kërkuar gjithnjë të ndryshojë rrjedhat historike.

Në këto rrethana ai kërkon ngritjen e zërit për të kultivuar edhe më tej ruajtjen e identitetit kombëtar. Me titullin e librit vijnë edhe synimet në përpjesëtimin e ruajtjes së këtij skeleti në kërkim të fluturimeve kah gjetja e vendit të ngrohtë për dallëndyshet shtegtare. Me këtë kërkesë të ruajtjes si metaforë për të arritur e mundur shpërfilljen e profilit tonë. Vargjet e këtij libri sa janë të ngjeshura artistikisht, ato prejudikojnë edhe racionalizmin e fjalës, sikur na dikton koha se në veprimet tona kërkohet më pak fjalë e shumë punë.

Nëpër fjalë e përjetime vijnë edhe brengat e mbijetesës,jo si dukuri që shkaktojnë traumatizime, por ato shkrijnë edhe netët e ditët më të lumtura,sepse realiteti ekzistues në vitet e 90~ta ka tejkaluar etikën njerëzore. Bujar Salihu nuk ka qëndruar indiferent në rrjedhën e këtyre proceseve,ai me fjalën artistike dhe aktivitetin e tij organizues në Zvicër ka ndihmuar këto procese ,sa te nevojshme ,po aq edhe domethënëse.

Me këtë ndërlidhje vjen si pikë orientuese edhe poezia e këtij vëllimi, në të cilën pasqyrohen momente e skena nga më të ndryshmet, krejt këto vijnë me synimin e zhdukjes së kësaj apokalipse dhe në poezinë “Antiapokalipsa” ,ai shtron kërkesën për të arritur deri tek e arritshmja,duke përjetuar edhe kërkesën absurde ,të atyre që predikonin shlyerjen e shikimeve tona.,e ai shprehet përmes vargjeve:Botërisht më shpalli luftë / Ec e mos qëndro. Të gjitha këto rrethana diktuan që të hapen sytë e vigjilenca jonë të hapërojë në ruajtjen e bukurive të vendit tonë.

Kërkimi e parashtrimi janë elementet më të domosdoshme për të vendosur fjalën në vendin e duhur,ajo ka ngjyrimin e saj kudo, reflekton në të gjitha mjediset e këtë mesazh,autori e shenjon në poezinë e tij jo për t`i dhënë kuptim shpërndarës, por për t`i dhënë asaj përjetimin e funksionalizuar se vetëm me njohjen e vetvetes arrijmë në qëllimin e nisjes tonë. Kërkesa për të arritur ëndrrën e shumë brezave,ai kërkon që të lëmë anash errësirën e shekujve dhe shprehet me këto vargje në poezinë “Kafsh(im) për monedhat”: “Versionin e fundit të lirisë e kemi kur të jemi bashkë/Të mos kafshohemi si ujq se të kafshuar nga ujqit jemi”

Kështu, raportet njerëzore me gjërat e përjetuara dhe të mbijetuara ruajnë përmbajtjen e kohëve,e këto i japin kuptimin raporteve dialektike për të sinjalizuar determinimin kah njohja sa më reale e aktualitetit tematizues në poezi dhe në përgjithësi në fjalën artistike. Mirëpo, në disa poezi Bujari ka përdorur edhe shprehjen meditative,me filozofi dhe alegori për të bërë kombinimin e figurave me tendencën e avancimit , për natyrshmëri e realizim sa më konkretizues në qasjen e pranuar në vlerën estetike.

Mobi Casa

Vepra ka strukturë të organizuar poetike dhe artikulon fazat e këtyre proceseve në dy kohë. Prandaj ,disa poezi të këtij vëllimi e kanë shpalosur edhe kontrastin historik dhe kanë krijuar antitezën e këtij realiteti .

Vëllimi poetik”Skeleti i dallëndyshes’ Është perceptuar me poezinë “Hyrje” dhe në këto cikle: Arti i frymëmarrjes, Numizmatikë Ilire, Intermexo, Abetarja e lirisë dhe Anatomia e kërkimit. Në këto cikle frymëmarrjesh,autori ka sajuar e portretizuar jo vetëm figura të atdhetarëve,që ai ka marrë në shqyrtim, si : Jusuf Gërvalla, Agim Ramadani, Xhemail Mustafa, Ali Podrimja etj., pastaj në disa vargje kemi gjeografinë me shtrirje më të gjerë,duke unifikuar atdheun tonë.

Tematika e poezisë së këtij vëllimi ka shtrirje në evoluim të korrespondimit sa më karakterizues për tematikën e trajtuar. Duke patur parasysh kohën e botimit dhe tërësinë përmbajtësore të librit, konstatojmë se libri komunikon me kohën dhe arrin që t`i qëndrojë kohës dhe nivelit artistik.

Bujar Salihu në poezi ka arritur të mund shpërfilljen e sunduesit për shumë kohë, duke sendërtuar vetëdijshëm intuitën e tij prej poeti,ai mund edhe kohën absurde,me synim kah rruga ngadhënjyese, me portretizimin e profilit sa më origjinal.

Kjo ndjenjë shfaqet në vargjet e poezisë “Qershori i lirisë”,duke i dhënë artikulim e drejtshqiptim vargut poetik në këtë vepër, sikur edhe në vepra të tjera.

Poezia e Bujarit në këtë vëllim i afron lexuesit kohën,ndjenjën e ngjarjeve komplekse,me imazhin e tjetërsimit kah profilizimi sa më konkret në identifikimin e gjërave ,që duken spontane,por në realitet ato vijnë si koordinim i ndodhive për të marrë trajtimin e tyre nëpër orbitën krijuese. Me shtjellimin artistik, e në strukturimin sa më racional, autori ka ndërlidhur e fuqizuar opusin krijues si gërshetim i bashkëveprimit të kolektivitetit tonë , si ndërgjegje të kësaj periudhe kohore.

Vepra në tërësi ruan imazhet e këtyre kohëve, poashtu komunikon me aspiratat e përgjithshme kombëtare dhe si e tillë glorifikon e qëndron në kuptimin e vlerës artistike, me pretendim në ruajtjen të gjitha pikëpamjeve të shtruara nga autori. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.