Shpend Ahmeti është frikacak, kërkon ndihmë nga Sllobodani

Donika Gërvalla, vajza e dëshmorit Jusuf Gërvalla, ia ka parë për të madhe Kryetarit të ri të Prishtinës letrën që ia kishte dërguar në fund të vitit Ministrit të Pushtetit Lokal, ku kërkonte ai sqarime ligjore për mbajtjen e fotografisë së Presidentit Rugova dhe Flamurit Shqiptar.
“Frikacak! Shpend Ahmeti kërkon ndihmë nga Sllobodani – kundër Presidentit Rugova. E menduam për shqiponjë e po don me na dalë pulë. Në rastin më të keq, qytetarët e Prishtinës do të kenë në qafë për 4 vite ideologjitë e Albinit, në vend të Kryetarit sharmant që menduan se po e zgjedhin”, ka shkruar Donika Gërvalla, e cila duhet thënë njëherësh se është shumë aktive në rrjetet sociale, transmeton express.