Mobi Casa

Shpallën më të mirët nga Olimpiada e matematikës Gjilani 2013

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Drejtori i DKA në Gjilan, Bujar Nevzadi me rastin e hapjes së kësaj gare, duke ju dëshiruar sukses pjesëmarrësve, tha se angazhimi i DKA për aktivitete të tilla është i vazhdueshëm dhe kurdoherë do të jemi të gatshëm të ndihmojmë me tëra mundësitë që kemi.

Të shtunën në Gjilan është mbajtur Olimpiada e matematikes Gjilani 2013 (OMGJ 2013), për nxënësit e klasës IX të SHMU dhe ata të klasës X, XI dhe XII të SHML. Kjo olimpiadë u organizua nën përkujdesjen e Drejtoratit Komunal të Arsimit (DKA) në Gjilan.

Drejtori i DKA ne Gjilan, Bujar Nevzadi me rastin e hapjes së kësaj gare, duke ju dëshiruar sukses pjesëmarrësve, tha se angazhimi i DKA për aktivitete të tilla është i vazhdueshëm dhe kurdoherë do të jemi të gatshëm të ndihmojmë me tëra mundësitë që kemi.

Koordinatori i olimpiadës, profesori i matematikës Festim Shkodra tha se pikërisht përkrahja e tillë e DKA në vitet e fundit në Gjilan, vullneti i madh për punë i mësimdhënësve të matematikës të kësaj komune si dhe vullneti për dije i nxënësve tanë, po bën që Gjilani të shquhet me rezultatet e arritura nga nxënësit përfaqësues të saj në vend e më gjerë. Sepse në saje të garave të vazhdueshme që po mbajmë, me standarde mjaft të larta po bën që nxënësit tanë të kaliten në fushën e matematikës gjithnjë e më tepër. Por tani ish fituesit e këtyre garave po kryejnë studimet në vend dhe jashtë me një sukses të shkëlqyeshëm si dhe disa nga ta po japin kontributin e tyre në vende të ndryshme të punës në Kosovë e jashtë. Nesër këta nxënës do të jenë një kuadër i çmueshëm për ecjen para në komunën tonë e më gjerë ka thënë Shkodra.
Në këtë olimpiadë morën pjesë rreth 80 nxënës. Nxënësit më të mirë u shpallën:

KLASA IX
1) Elirë Sadiku nga SHMU ,,Selami Hallaqi” në Gjilan
2) Monika Bunjaku , nxënës i SHMU ,,Selami Hallaqi” në Gjilan
3) Erion Hamiti, nxënës i SHMU ,,Thimi Mitko”

RCCOLA

KLASA X
1) Euron Shkodra , nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan
2) Florent Bajrami, nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan
3) Kestrin Kastrati, nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan

KLASA XI
1) Alban Kastrati, nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan
2) Fatmire Hyseni, nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan
3) Armend Bunjaku , nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan

KLASA XII
1) Fjollë Morina, nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan
2) Shqiprim Bunjaku , nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan
3) Adem Ajvazi, nxënës i Gjimnazit ,,Zenel Hajdini” në Gjilan

Këta nxënës do ta përfaqësojnë Komunën e Gjilanit në Olimpiadën Matematike të Kosovës (OMK) 2013, që do të mbahet më 3.03.2013 në Prishtinë. Fituesit e OMK 2013, hyjnë në garën finale për përzgjedhjen e ekipit të Kosovës prej 6 anëtarësh, për pjesëmarrje në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO) 2013, që do të mbahet në Santa-Marta, Kolumbi, prej 18-20 Korrik 2013 dhe ku Kosova do të merr pjesë për herë të tretë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota. Gjilani më parë pos vendeve të para në nivel vendi dhe kombëtar, arriti të kishte dy përfaqësues në Olimpiadën Matematike Botërore.

Nxënësit fitues, DKA i shpërbleu me disa dhurata dhe mirënjohje për ta dhe mësimdhënësit e tyre të matematikës. Mirënjohje iu dhanë edhe të gjithë garuesve tjerë si dhe mësimdhënësve që organizuan këtë olimpiadë si dhe kontribuuesve tjerë për mbarëvajtjen e kësaj olimpiade. /rajonipress/