KKVITI

Shkurti nis me protesta në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të gjitha ndërmarrjet shoqërorë dhe punëtorët e saj në Gjilan do të protestojnë më 6 shkurt kundër procesit të privatizimit i cili në Anamoravë fatkeqësisht ka qenë i dëmshëm, meqë nuk është likuiduar asnjë ndërmarrje thotë Aziz Azizi kryetar i Sindikatave të rajonit të Anamoravës.

Rreth 3000 punëtor të ndërmarrjeve shoqërore në Gjilan pritet t`i bashkëngjiten një proteste kundër AKP-së që pritet të mbahet më 6 shkurt.

Aziz Azizi kryetar i sindikatave të rajonit të Anamoravës tha për rajonipress se ishte presioni i madh i punëtorëve që nuk janë paguar e që i kanë humbur vendet e tyre të punës, që na detyruan të organizojmë këtë protestë.

“Në Anamoravë fatkeqësisht asnjë ndërmarrje shoqërore nuk është likuiduar. Kërkesa e vetme e këtyre punëtorëve është pakënaqësia rreth shitjes, pagat, rrogat, humbja e vendit të punës, 20%, fondi social” etj tha Azizi.

Protesta sipas Azizit do të jetë njëorëshe dhe zhvillohet para teatrit të qytetit.

Mobi Casa

Aziz Azizi, kryetar i Sindikatave të Rajonit të Anamoravës tha se në këtë rajon ka pasur kontrabandim të pronës shoqërore në kohën e AKM-së.

Ai tha se AKM-ja e shkatërroj qëllimisht ekonominë gjilanase sepse privatizimi në Gjilan, Kamenicë dhe Viti nuk pati efektet e pritura.

“Procesi i privatizimit siç është bërë deri më tani ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm për ekonominë kosovare dhe se një proces i tillë e ka dëmtuar më së shumti Rajonin e Anamoravës, duke dëmtuar rëndë edhe klasën punëtore” tha Azizi

Ai tha se ish AKM -ja e shkatërroj qëllimisht ekonominë gjilanase sepse privatizimi në Gjilan, Kamenicë dhe Viti nuk pati efektet e pritura. “Askush në botë nuk do ta kishte pranuar këtë lloj të privatizimit” tha Azizi.

”Askush nuk është kundër procesit të privatizimit, apo kundër Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), por në formën që është bërë, deri më tani, ky proces, jo që nuk i ka përmbush synimet, por ai ka qenë shkatërrues për ekonominë e vendit” tha Azizi./rajonipress/