Shkollat e Vitisë të pajisen me staf pedagogjik dhe psikolog

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka pritur sot Këshilli Komunal të Veprimit për Parandalimin e Dukurive Negative të Komunës së Vitisë me këtë rast ky këshill i ka dorëzuar Arifit raportin e punës për periudhën mars – qershor 2013, raport ky që pritet të ju dorëzohet edhe Kuvendit Komunal të Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi tha se shpreson që ky raport do të kontribuoj për mirëqenien e qytetarëve vitias, duke nënvizuar se puna si e këshillave të tilla janë i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Ndërsa disa nga anëtarët e këtij këshillit theksuan nevojën për pajisjen e shkollave me staf pedagogjik si dhe me psikolog.
Duke u bazuar në raportin e këtij këshilli, ajo gjatë kësaj periudhe ka mbajtur rreth 30 Ligjërata në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme me temën “Dukuritë negative dhe parandalimi i tyre në shkolla” ku gjithsej kanë marrë pjesë 2.399 nxënës.
Ky këshill ishte themeluar nga Zyrtari Rinor Emrush Azemi si dhe përbëhet nga Shqipe Rexhepi,- Psikologe nga Drejtoria e Arsimit, Vjollca Kadolli-Halili – QKMF-Viti, Heset Ukshini -Pedagog nga QPS, Nexhat Beqiri, Mehmeti Pira,- Policia e Kosovës Viti, Skender Shefkiu- Gjykata Themelore dega Viti si dhe Koordinatorit të këtij këshilli Emrush Azemi.
Ky raport pritët të ju dorëzohet edhe këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë./rajonipress/