UBT

Shkolla gjermane merr emrin e shqiptarit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një shkollë fillore në Berlin merr emrin e një shqiptari. Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila qysh në këtë vit shkollor, në gjysëmvjetorin e dytë do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Autoritetet e shkollës kishin marrë që më herët vendimin për emrin shqiptar të shkollës së tyre, por procedurat burokratike e kishin shtyrë këtë për një kohë. Së fundi, edhe enti për arsim i qarkut Friedrichshain-Kreuzberg e ka bërë të ditur vendimin.

Mobi Casa

Refik Veseli, në kohën Luftës së Dytë Botërore, kur ishte 17 vjeç, kishte fshehur dhe mbrojtur një familje hebreje që në Shqipëri kishte ardhur nga Jugosllavia, shkruan morgenpost.de.

Veseli kishte mbajtur edhe pas luftës kontakte me familjen e shpëtuar. Sot ai dhe një numër shqiptarësh janë nderuar me titullin e “Njerëzve të drejtë” nga organizatat hebrenje që kultivojnë kujtimin për holokaustin. /AlbInfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.