FITORJA

Shkolla fillore në Livoç të Epërm bëhet me fushë sportive moderne

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nga sot nxënësit e shkollës fillore “Vatra e Diturisë“ në Livoç të Epërm aktivitetet sportive do t’i zhillojnë në mënyrë normale, ngase Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejoria Komunale e Arsimit, ka rregulluar fushën sportive në mënyrë moderne me të gjitha standardet, ku përfshihet asfaltimi, rregullimi i tribunave etj.
Përveç kësaj, Komuna ka bërë edhe rregullimin e oborrit me kubëza betoni, sikurse edhe ka investuar në inventar të shkollës, banjo etj., derisa duhet theksuar se në këto investime ka kontribuar edhe OSBE, Ambasada Norvegjeze, e komuniteti i fshatit.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, i shoqëruar nga asambleistja Shpresa Kurteshi, ka vizituar punimet që janë bërë në këtë shkollë, duke i shprehur i kënaqur me cilësinë e tyre.

Musa ka falënderuar OSBE-në, Ambasadën Norvegjeze dhe komunitetin e fshatit, ndërsa vlerësoi se pas këtyre investimeve të Komunës procesi mësimor do të jetë shumë më cilësor.

FIDANISHTJA

“Së pari dua ta falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që po e jep për arsimin, për ta bërë këtë sektor sa më cilësor sepse nxënësit janë e ardhmja e jonë. Poashtu, falënderoj edhe OSBE-në, Ambasadën Norvegjeze dhe komunitetin e fshatit për kontributet e tyre. Gjatë këtij viti, Drejtoria Komunale e Arsimit ka realizuar shumë projekte të mëdha në arsim dhe me dinamikë edhe më të madhe do të vazhdojmë edhe në vitin që po vie”, ka deklaruar drejtori Nazmi Musa.

Investimet e Komunës në finalizimin e këtyre punëve kapin shifrën e mbi 30 mijë eurosh, OSBE dhe Ambasada Norvegjeze kanë kontribuar me 8000 euro, ndërsa komuniteti me 5000 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.