RCCOLA

Shkolla e Zhegrës mbetet pa ujë të pijshëm

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Shkolla e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër, që nga data 26 shtator 2012 e deri më tani është pa ujë si pasojë e defektit të pompës së ujit tha Ruhan Kurteshi.

Kurteshi i cili foli si prind , por edhe si aktivist i Iniciativës Qytetare tha se si rezultat i kësaj mbi 700 nxënës të kësaj shkolle kanë mbetur pa ujë të pijes dhe pa kushte higjienike.

“Drejtoria e shkollës ka marr një vendim që të punohet me orar të reduktuar 30 minuta/ora.
Edhe pse punohet në orar të reduktuar kushtet higjiena – teknike janë përkeqësuar dukshëm” tha ai.

Ruhan Kurteshi nga Iniciativa Qytetare e Zhegrës tha se kudo nëpër korridore dhe klasa kundërmon erë e rendë nga tualetet.

“Në këto temperatura të larta që po mbizotërojnë këto ditë, nxënësit dhe arsimtarët që punojnë në këtë shkollë janë të rrezikuar të preken nga ndonjë epidemi. Nga drejtoria e shkollës nuk ka njoftim zyrtarë se janë pa ujë dhe sa do të zgjasë kjo gjendje e rënd” tha ai.

Uji Dea

SH.M.U. “Agim Ramadani” edhe ashtu përballet me probleme të ndryshme e të shumta si mungesa e trotuareve për vajtje – ardhje në shkollë, mungesa e oborrit të shkollës, pasi që edhe pak ajo hapësirë që është mbushet me vetura të mësimdhënësve, ku arsimtarët përtojnë të ecin në këmbë dhe shfrytëzojnë hapësirën e vogël të oborrit të shkollës.

Kurteshi tha se edhe rruga që qon për në shkollë me një konfiguracion jo të mirë të terrenit është tenderuar në qershor të vitit 2011 dhe ende është e pa përfunduar, që me punimet e herë pas hershme pengojnë procesin mësimor.

Problem i theksuar është edhe vonesa e mësimdhënësve për në shkollë. Në dy ndërrimet sa punon kjo shkollë e sidomos në pushimet e gjata konsumohet kafja dhe duhani brenda objektit të shkollës.

Pa një rregullore adekuate është bërë që vetëm nxënësit të obligohen të vijnë në shkollë me dy palë mbathje. Në mungesë të sallës së edukatës fizike gjatë disa orëve marrin nxënësit dhe i dërgojnë te hapësira e shtëpisë së kulturës për të zhvilluar orën e edukatës fizike, ku vetëm vajtje – ardhje humbin mbi 15 minuta nga ora.

Në mungesë të funksionimit të organeve qeverisëse të shkollës si Këshilli i Prindërve dhe Këshilli i Shkollës, në vend që këto organe t’i adresojnë problemet në organet përkatëse , ne si prind duhet të merremi me to ka thënë Kurteshi./rajonipress/