Eko Higjiena

Shkolla “17 shkurti” feston 5 vjetorin e saj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në këtë përvjetor të pestë të shkollës fillore “17 Shkurti” edhe këtë vit nuk munguan përgatitjet, recitime të poezive nga nxënësit dhe të shoqëruara me valle. Për nder të shënimit të pesëvjetorit të saj, nuk munguan as institucionet e Komunës ku në këtë përvjetor ishte prezent Drejtori për Arsim Agim Shkodra, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dermaku etj.

Drejtori për Arsim në Komunën e Kamenicës, Agim Shkodra ka përshëndetur të pranishmit dhe ka uruar për pesë vjetorin e shkollës.

Drejtori i kësaj shkolle, Fahredin Keka ka folur para të pranishmëve për historikun e kësaj shkolle.

Hidromorava

“Shkolla shqipe në fshatin Muçiverc për herë të parë është hapur ne vitin 1948-9, ku si mësues i parë ishte Shaban Zylfiu nga Kopernica i cili kishte mbledhur afër 50 nxënës të rinj dhe të reja për ta vazhduar mësimin në gjuhen shqipe” tha asi.

Sipas tij mësimi zhvillohej në kushte tejet të vështira në mejtepin e xhamisë i cili vazhdoj deri në vitin 1954 pastaj u ndërtua shkolla fillore dyklasëshe e cila punoi deri në vitin 2004 ku për fat të keq e kishte kapluar zjarri, me ç’rast u pamundësua mësimi në të dhe nxënësit vazhdonin mësimin në ambulancën e fshatit në kushte tejet të vështira, deri në ngritjen e objektit të ri shkollor i cili u ndërtua me kontributin e UFORK-ut dhe agjencisë Evropiane për Rindërtim komunës dhe kontributit të qytetarëve nga diaspora e lokaliteti i fshatit Muciverc.

“Sot kur kremtojmë ditën e shkollës “17 Shkurti” na kujton ditën e madhe të 17 Shkurtit 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, atë ditë ku Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, andaj jemi të privilegjuar që shkolla jonë mban emrin 17 Shkurti” tha në fjalën e tij, drejtori i shkollës Fahredin Keka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.