FIDANISHTJA

Shkodra : AKR-ja në Gjilan mbetet e konsoliduar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Anëtarja e Kryesisë së AKR- së në Gjilan, Mimoza Shkodra tha për rajonipress se nga 23 anëtar sa i ka kryesia e degës së AKR-së në Gjilan vetëm pesë prej tyre janë që janë larguar. Shkodra tha se të gjithë e kanë ndier vetën keq me situatën e fundit që u krijua pas largimit të Omer Dakut.

Mimoza Shkodra është e vetmja që ka pranuar të flas për zhvillimet brenda degës së AKR-së në Gjilan. Shkodra anëtare e kryesisë tha për rajonipress se dega e AKR-së në Gjilan edhe pas largimit të Omer Dakut vazhdon të mbetet e konsoliduar.“Në fakt është mirë të dijë opinioni se nga 23 veta sa i ka kryesia e AKR-së në Gjilan vetëm pesë prej tyre janë larguar në shenjë pakënaqësie” tha Shkodra.

Shkodra tha se të gjithë e kanë ndier vetën keq me atë që ndodhi , por puna e AKR-së vazhdon tutje dhe ne jemi të përgatitur të përballemi me sfidat. Shkodra tha se Faton Bislimi mbetet vetëm ofertë për kandidatë për kryetar të Gjilanit por jo në udhëheqje të AKR-së.

Eco Higjiena

Shkodra tha se dega e AKR-së në Gjilan është kompakte dhe është e rreshtuar pas vendimit të Presidentit Pacolli. “Ne jemi shumë të përkushtuar për zgjedhjet e nëntorit dhe hyjmë me synimin për fitore. Çdo informacion për përçarje brenda degës në Gjilan është i pavërtetë. Ne sot patëm takim me Presidentin dhe u dakorduam bashkërisht me konsensus të plotë që të hyjmë fuqishëm në garë për fitore në Gjilan. Ne e kemi një Degë shumë të konsoliduar dhe me mbështetje të madhe tek qytetaret dhe kështu do të ecim përpara”, ka thënë Shkodra.

Ndryshe sipas burimeve të rajonipressit anëtarët e kryesisë që janë larguar në shenjë pakënaqësie pos Omer Dakut janë edhe Luan Kastrati, Xhafer Xhelili, Sadri Daku dhe Behar Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.