Fundamenti

Shkencëtarja shqiptare, në krye të kërkimeve për kurën kundër kancerit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Kjo është historia e Eneda Toskës, shkencëtares nga Vlora që prej gati 20 vjetësh jeton dhe punon në SHBA si asistent-profesoreshë e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla më e madhe e mjekësisë, ku është edhe shkencëtare dhe ka laboratorin e saj. Ditët e fundit Dr. Eneida u nderua me çmimin për kontributet e jashtëzakonshme si kërkuese shkencore e re për kërkimet për luftën kundër kancerit.

Dr. Eneda tregon për gazetaren Rudina Xhunga rrugëtimin e saj nga Vlora për në Nju-Jork për t’u bërë shkencëtare. Ndonëse nuk donte të ikte nga Vlora, sepse si adoleshente jetën e kishte krijuar në qytetin e zemrës, duket se rrugëtimi drejt Amerikës i hapi dyer të reja në fushën ku ajo gjeti veten, atë të shkencës, për studimin e biologjisë dhe gjenetikës së kancerit të gjirit.

“Unë kam ikur nga Vlora që në moshën 15-vjeçare, atëherë kur erdha për në SHBA. Erdha në SHBA pasi prindërit fituan lotarinë amerikane në vitin 2002. Unë në fakt desha të rri në Vlorë, ishte jeta shumë e bukur, kisha plazhin afër, kisha shoqërinë time, isha një adoleshente që më pëlqente shkolla “Ali Demi”, ku bëra gjimnazin. Unë nuk desha të iki nga Vlora, por prindërit deshën një të ardhme me të mirë për ne. Sakrifikuan punën e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri se ishte më e mirë për ta se kjo në Amerikë. Në Amerikë luftova shumë që të krijoja shoqëri të re, të mësoja gjuhën. Dhe takimi i parë me shkencën filloi në universitet. Një profesor dalloi te mua një shkëndijë që mund të bëhesha shkencëtare. Pas punimeve, projekteve në universitet, vazhdova edhe doktoraturën për biologji, gjenetikë dhe për kacerin. Për kancerin sepse është temë sensitive për të gjithë ne. Prindërit sakrifikuan shumë për mua.

Ata ishin shtysa ime e parë, më dhanë mundësinë që të bëja shkollimin në universitetet më të mira, me fondet e tyre, por edhe unë punoja 3 punë. Unë jam asistent-profesore e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla e mjekësisë ku jam shkencëtare dhe investigatore në laboratorin tim, ku trajnoj një grup shkencëtarësh që studiojnë biologjinë dhe gjenetikën e kancerit të gjirit me qëllim që të zbulojnë kura të reja që mund të përmirësojnë e zgjasin jetën a pacienteve me këtë tumor. Unë kam kryer shkollën e lartë bachelor në biologji dhe kimi nga Nazareth College of Rochester cum laude, dhe masterin në Universitin e Buffalo në New York magna cum laude, dhe kam mbaruar doktoraturën për gjenetikën dhe biologjinë e kancerit po në këtë universitet.

Hidromorava

Vazhdova trajnimin e postdoktoraturës në kurat e fundit të kancerit të gjirit tek insituti i kancerit më i vjetër në botë, Memorial Sloan Kettering Cancer Center kur u trajnova me mentorin dhe shkencëtarin me famë botërore për kurat kundër kancerit të gjirit, Jose Baselga. Aty ngjita shkallët në senior scientist dhe ne 2021-shin hapa laboratorin tim si shkencëtare e pavarur te Universiteti Johns Hopkins. Kam marrë shumë nderime dhe çmime. Ndër këta është titulli Next Generation Star (Ylli i Gjeneratës së re për kancer) 2021, i organizatës shkencore American Association for Cancer Research, Breast Cancer Alliance Young Investigator Aëard, dhe disa grante prestigjioze nga Instituti i Shëndetit Federal në SHBA. Së fundmi mora çmimin për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën ndaj kancerit. Ishte nder i madh që nuk e prisja. Ishte një vlerësimin i madh që u behej shkencëtarëve të rinj për punën që bëjnë ata në rangun ndërkombëtar”, vazhdoi ajo rrëfimin e saj.

Eneda tregoi ndër të tjera tri llojet e kancerit të gjirit dhe u bëri thirrje grave që çdo vit të bëjnë mamografi, duke shpëtuar kështu jetën e tyre nga ndonjë rrezik, para se të jetë vonë.

“Ne studiojmë atë që quhet kanceri i gjirit estrogjen pozitiv. Nuk studiojmë atë që është lokal, sepse ai është 99% i kurueshëm. Kanceri i gjirit ka tri lloje, i pari estrogjen pozitiv që varet nga estrogjeni për rritjen dhe zhvillimin dhe prandaj kura për këtë kancer janë trajtime që e luftojnë estrogjenin. I dyti, i cili përbën 70% të tumoreve është ai që varet nga një gjen që quhet Her2 dhe ka kura kundër Her2 për ketë lloj tumori. Është dhe lloji i tretë i cili është negativ nga estrogjenit dhe Her2, ky është ai me prognozën më të keqe, sepse ngaqë nuk ka disa “mbretër” që janë të rëndësishëm për zhvillimin e tij, kimioterapia dhe radiocioni vazhdojnë ende të jenë kurat. U bëj thirrje grave mbi moshën 40 vjeç që të shkojnë të bëjnë mamografi çdo vit, ultrasound apo eko. Këto shpëtojnë jetë. Nëse kapen në fillim, kur ai është lokal, ai është i kurueshëm. Edhe në raste kur është përhapur jashtë gjirit, me kimioterapi, apo trajtime me ilaçe ne kemi arritur t’ua zgjasim jetën pacientëve me një apo dy dekada”./living

https://www.albinfo.ch/shkencetarja-shqiptare-ne-krye-te-kerkimeve-per-kuren-kunder-kancerit/