Fidanishtja

Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?

Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të kredive të ekonomive familjare në Kosovë dhe vështirësitë financiare me të cilat po përballen qytetarët.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjini ka publikuar të dhëna të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave vlera e kredive të ekonomive familjare është rritur nga 1.315 miliardë euro në janar të vitit 2021, në 3.546 miliardë euro në shtator të vitit 2026. Kjo paraqet një rritje prej 169.6 për qind, apo mbi 2.2 miliardë euro më shumë.

Ai ka veçuar edhe të dhënat për ngarkesën e qytetarëve me borxhe, duke theksuar se 29.2 për qind e huamarrësve të analizuar shpenzojnë të paktën gjysmën e të ardhurave mujore për shlyerjen e kredive.

Fundamenti

Sipas Gjinit, 17.7 për qind e tyre shpenzojnë 50 deri në 75 për qind të të ardhurave për këste, ndërsa 11.5 për qind kanë detyrime kreditore që arrijnë ose tejkalojnë 75 për qind të të ardhurave mujore.

“Kur një pjesë kaq e madhe e të ardhurave shkon për këste kredie, sa para i mbeten qytetarit për ushqim, rrymë, barna dhe nevojat e fëmijëve?”, ka shkruar Gjini.

Kryetari i Aleancës ka theksuar se rritja e kredive mund të lidhet edhe me investimet në pasuri të paluajtshme dhe nevoja të tjera zhvillimore, por ka ngritur dilemen se sa qytetarë po marrin kredi për investime dhe sa prej tyre po detyrohen të huazojnë për të përballuar koston gjithnjë e më të lartë të jetesës.

Në reagimin e tij, Gjini ka kërkuar vëmendje më të madhe ndaj kostos së jetesës, fuqisë blerëse dhe sigurisë financiare të qytetarëve, duke vlerësuar se rritja ekonomike duhet të reflektohet në mirëqenie reale për familjet kosovare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.