RCCOLA

Shkelzen Maliqi thotë se zgjedhjet mund të dështojnë, paralajmëron tensione nëse s’certifikohet Kurti

/ 13 minuta lexim

Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se zgjedhjet në Kosovë mund të dështohen qëllimisht që të përsëriten pas 3 muajve. Kjo, sipas tij, do të ndodhte për shkak se KQZ mund të mos e certifikojë kandidaturën e Albin Kurtit, lider i Vetëvendosjes. Maliqi nuk përjashton as tensionet që do të shkaktonin përkrahësit e Kurtit nëse vendimi përfundimtar i KQZ nuk do të lejonte atë të kandidojë shkaku i vendimit gjyqësor për vuajtjen e dënimit prej mbi 3 vite burg.

Faktin se që nga pavarësia asnjë qeveri në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin Maliqi e arsyeton me sistemin zgjedhor dhe vijat e kuqe të partive, që gjithnjë e më shumë mbajnë llogari për interesat partiake duke lënë anash ato shtetërore.

“Shteti i pavarur i Kosovës ekziston vetëm 13 vjet, kohë kjo e shkurtër, madje edhe adoloshente, për të arritur pjekuri dhe stabilitet të plotë”, ka thënë Maliqi për KDP.

KDP: Si prisni të shkojnë zgjedhjet e 14 shkurtit?Ka gjasa që Albin Kurti dhe një grup i kandidatëve të LVV nuk do të çertifikohen për garën zgjedhore, çka mundem me sjellë tensione gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve.Shkëlzen Maliqi: Zgjedhjet në Kosovë zakonisht janë zhvilluar pa probleme të mëdha. Asnjëherë nuk është kontestuar rezultati i tyre, por ka pasur në disa prej zgjedhjeve të fundit stërzgjatje të procesit të numërimit dhe çertifikimit e më pastaj edhe të krijimit të koalicioneve dhe qeverive stabile. E vërteta është se asnjë qeveri e Kosoves, nga shpallja e pavarësisë, nuk e ka përfunduar mandatin e plotë.

Me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e radhës të jashëzakonshme, ku pritet se do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje e bashkuar me Listën e Vjosa Osmanit. Binomi Kurti – Osmani, që në vitin 2019 pat arritur një momentum premtues përmbysës që e quanin “koalicion i shpresës” LVV – LDK, por që pastaj dështojë dhe prodhojë dy qeveri afatshkurta, tani garon me listë të përbashkët e cila shihet si favorite absolute jo vetëm për fitore, por edhe për realizimin e ndryshimeve substanciale dhe një qeverisjeje ndryshe nga “politika e vjetër”, që e dominonin LDK dhe PDK, dy forcat kryesore që kanë arritur internacionalizmin dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por që akuzohen se kanë dështuar në sigurimin e zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit. Brezi i ri i politikanëve po shpreson se me rritjen e numrit të votuesve, që quhen brezi i republikës që nuk i ka përjetuar vitet e ’90 dhe që ndiehet se i ka borxh as LDK-së e as partive të dala nga lufta dhe UÇK-ja, kërkon vetëm llogaridhënie për kapjen dhe zhvatjen e shtetit nga politika e vjetër që nuk arriti ta zhvillojë Kosovën në drejtimin e duhur.

Por, ka një gjë që aktualisht turbullon vizionin triumfalist të ngadhënjimit të “koalicionit të shpresës”. Ka gjasa që Albin Kurti dhe një grup i kandidatëve të LVV nuk do të çertifikohen për garën zgjedhore, çka mundem me sjellë tensione gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve. Çështja është se verdikti i Gjykatës Kushtetuese, që e rrëzoi qeverinë Hoti në bazë të kërkesës së Kurtit, mund t’i kthehet si boomerang. Konstatimi i Gjykatës Kushtetuese se Qeveria Hoti nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime sepse vota vendimtare e 61 e një deputeti nuk ka qenë valide për shkak se ai ka qenë i dënuar për vepër penale, e detyron KQZ-në që të mos ua çertifikojë kandidimin për deputet Albin Kurtit, si bartës së listës së LVV, dhe disa bashkëpartiakëve që po ashtu janë dënuar penalisht në tre vitet e fundit!

Nëse KQZ-ja vepron kështu dhe kërkon heqjen e Kurtit nga lista zgjedhore, kjo mund të shkaktojë tensione dhe regime të përkrahësëve fanatikë të LVV që edhe në të kaluarën nuk hezitonin që të organizonin protesta dhe presione jodemokratike dhe të dhunshme. Përndryshe, vepra penale për të cilën janë dënuar Kurti dhe bashkëpartiakët lidhet me përdorimin e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.

KDP: A do ta pranojë Albin Kurti menjanimin nga gara elektorale?

Shkëlzen Maliqi: Do të duhej të pajtohej, sepse askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Nëse KQZ-ja kishte gabuar me çertfikimin e kandidimit të deputetit të partive të ashkalive, dhe kjo e pat rrëzuar Qeverinë Hoti, s’di si mund ta lejojë kandidimin e Kurtit, sepse sërish dikush do ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtatuese, dhe ajo nuk mund të merr vendim të ndrysëm. Kurtit aktualisht ende nuk i ka skaduar afati prej 3 vitesh që do t’ia lejonin kandidimin, ai afat skadon në shtator.Sipas disa interpretimeve, Kurtit mund t’i ndalohet kandidimi për deputet, por jo edhe kandidimi për kryeministër, sepse në Kushtetutë nuk ka ndalesë decidive të këtillë si për deputetët. Është një çështje për të cilën Kushtetuta mbetet e heshtur dhe pa qartësi ndonëse, sipas logjikës, ndalesa do të duhej të vlente për çdo kandidim në poste të larta shtetërore (presidenti, kryeministri, ministrat etj.) nëse kandidati konkret është i dënuar penalisht nga gjykatat, madje edhe me afate më të gjata se 3 vjet.

KDP: Mendoni se Kurti, megjithatë, nëse tejkalohet kjo pengesë ligjore i ka gjasat më të mëdha që të formojë qeverinë?Arritja e një shumice mbi 50 % nuk është aq e lehtë, sepse nënkupton një fitore bindëse që Albinit ia siguron të paktën 61 mandate në Kuvendin e ardhshëm, që do të ishte dështim total për partitë tjera që e kanë dominuar Kosovën në periudhën e pasluftës.Shkëlzen Maliqi: Po, gjithësesi, të gjitha anketat dhe prognozat e favorizojnë Albin Kurtin. Madje ka mendime se heqja e tij nga lista zgjedhore do të bëhet një faktor shtesë për fitore edhe më të bindshme të tij. Besohet se, edhe pse nuk ka rregulla të strikte rreth kritereve për kandidimin e Kryemistrit, heqja nga lista për deputet nuk e detyron LVV që mos ta kandidojë për kryeministër. Rreth kësaj me gjasa do të zhvillohet një betejë e ashpër ligjore. Disa parashikojnë që zgjedhjet e 14 shkutrit do të mund të dështohen qëllimisht, në mënyrë që ato të përsëritën në vjeshtë, kur Albinit i skadon afati i ndalesës për kandidim.

KDP: Në ndërkohë Kurti me Osmanin e kanë dakordësuar bashkëpunim. A do të fitojnë mbi 51 përqind të mandateve?

RCCOLA

Shkëlzen Maliqi: Ky është synimi i Kurtit dhe Osmanit. Ata duan një mazhorancë të pastër që siguron pushtet të plotë të domosdoshëm për realizimin e ndryshimeve rrënjësore në shtetin dhe shopqërinë kosovare.

Mirëpo, arritja e një shumice mbi 50 % nuk është aq e lehtë, sepse nënkupton një fitore bindëse që Albinit ia siguron të paktën 61 mandate në Kuvendin e ardhshëm, që do të ishte dështim total për partitë tjera që e kanë dominuar Kosovën në periudhën e pasluftës. Duhet të kihet parasysh se nëse ndodh një triumph i tillë i Kurtit, LDK, PDK, AAK dhe Nisma së bashku nuk do të kanë më së bashku as 40 mandate! Teorikisht kjo mund të ndodh nëse 14 shkurti vërtetë tregohet si një referendum, siç po e quan Kurti. Por, kjo realizohet vështirë.

Mendoj se më realiste është që binomi Kurti – Osmani dhe fryma populliste e koalicionit të shpresës e vitit 2019, ka gjasa reale të marrë shumicën e votave të elektoratit shqiptarë, pra mbi 50 mandate nga 100 për të cilat garojnë partitë shqiptare.

Vetëm dështimi i madh i LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës, nëse nuk do të arrinin që së bashku të marrin as 1/3 e votave të shqiptarëve, do të sjellte “referendumin” e përmbysjes që e duan Kurti dhe Osmani, kur ata do të kishin 2/3 e votave të shqiptarëve dhe, përkthyer në numër të mandateve, që të kishin të paktën 67 deputetë, krahas 33 për partitë tjera shqiptare.

Një rezultat i tillë nuk duket i mundshëm kur e kemi parasysh mobilizimin e pritshëm të partive të krahut luftës në rrethanat e fillimit të procesit në Gjykatën speciale ku aktualisht ndodhen krerët e UÇK-së, dhe kur edhe LDK-ja, sado e goditur me largimin e Vjosa Osmanit, nuk do të duhej të jetë e lënduar aq shumë sa ta humb gjysmën e elektoratit!

KDP: Pse Kosova nuk arrin të ketë qeveri më stabile?Shkëlzen Maliqi: Mu për shkak se kemi shumë parti që e përmirësojnë votën dhe se një faktor shtesë është ai i garës reale elektorale që zhvillohet vetëm për 100 vende. Sistemi jonë favorizon partitë e minoriteteve, sidomos Listën serbe, pasi që ato nuk i kanë vetëm 20 vende të rezervuara në Kuvend, por edhe Qeveritë duhet t’i lënë të rezervuara të paktën 2 poste ministrore.

Para shpalljes së pavarësissë, kur Kosova detyrohej të merrte pjesë në procesin e Vjenës LDK-ja, që atëherë ishte parti më e votuar, bashkëpunoi me partitë e opozitës që përbëhej nga PDK-ja dhe partitë e krahur të luftës sepse Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte qëndrim përkrahës në procesin e negociatave pasi që bëhej fjalë për një çështje të interesit madhor që tejkalon interesat e ngushta partiake dhe ideologjike. Kjo logjikë e shëndoshë e veçimit të interesit madhor mungon në vitet e fundit.Faktori kryesor i jostabilitetit të qeverive është rivaliteti tejet i ashpërt i partive kryesore shqiptare pasi që ato, që nga viti 2014, filluan të vendosin vija të kuqe për koalicionet ndërmjet tyre, gjë që ngushton deri në ekstrem krijimin e qeverive stabile edhe në rrethanat kur është kërkuar uniteti karshi proceseve të rëndësishme për interesin e përgjithshëm. Para shpalljes së pavarësissë, kur Kosova detyrohej të merrte pjesë në procesin e Vjenës LDK-ja, që atëherë ishte parti më e votuar, bashkëpunoi me partitë e opozitës që përbëhej nga PDK-ja dhe partitë e krahur të luftës sepse Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte qëndrim përkrahës në procesin e negociatave pasi që bëhej fjalë për një çështje të interesit madhor që tejkalon interesat e ngushta partiake dhe ideologjike. Kjo logjikë e shëndoshë e veçimit të interesit madhor mungon në vitet e fundit. Madje inatet lokale po transferohen edhe në raportet me aleatët ndërkombëtarë. Kemi qenë dëshmitarë të dominimit të interesave të ngushta partiake që Kosovës i patën sjellë probleme serioze edhe në raport me SHBA-të, si aleatin kryesor të Kosovës, sikundër edhe me Gjermaninë, Francën etj. që shpërfaqeshin si kryeneqësi dhe arogancë provinciale të mbështjella në diskursin populist që shitej si krenari kombëtare dhe angazhim për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

KDP: Çfarë sfidash e presin qeverinë e ardhshme?

Shkëlzen Maliqi: Sfidat janë të shumta. Por kryesorja është sfida e stabilizimit dhe rifuqizimit të marrëdhëniet me fuqitë botërore aleate lidhur me procesin e dialogut dhe partneritein strategjik në procesin e avancimit të shtetësisë së Kosovës në anëtare të barabartë të organizatave ndërkombëtare. Deri sa shteti ynë është i brishtë dhe nën mbikëqyrjen efektive ushtarake të NATO-s, nuk duhet të prishim në asnjë aspekt raportet me SHBA-të dhe vendet më të fuqishme perëndimore, Britanin e Madhe, Francën dhe Gjermaninë edhe nëse sfdiohemi më përmbushjen e disa “detyrave të shtëpisë” dhe obligimeve që shteti i Kosovës i ka marrë më parë në procesin e dialogut me Serbinë. Më sa mund të kuptohet, njëri prej obligimeve është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku kemi mundësi që atë ta paketojmë në përputhje me vërejtjet që i ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që ky asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive të një niveli të tretë të pushtetit autonom. Assesi nuk do të duhej të largohemi nga korrnizat e projektit të Ahtisarit, si kompromis thelbësor që e ka bërë Kosova, dhe nëse preket ky kompromis sadopak, duhet të kompensohet proporcionalisht në mënyrën që Kosova të bëhet shtet funksional dhe jo peng i interferimeve të Beogradit.

Sovraniteti real i Kosovës do të lëndohet seriozisht nëse nga krekosjet populliste në cilndo formë e provokojmë vazhdimin e misionit të NATO-s në Kosovë. Edhe nëse nuk na jepet shansi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së për shkak të vetos së Rusisë, Kosovës i mbetet aletarnativa e anëtarësimit në NATO si një shkallë më e lartë e cementimit të pavarësisë brenda strukturës së sigurisë euro-atlantike ku mbase edhe disa vende të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do ta pengojnë anëtarësimin në NATO.Detyrat e qeverisë së re, por edhe disa qeverive tjera që do të pasojnë, është fuqizimi i shtetit, përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, avancimi i demokracisë dhe korrigjimi i proceve devijante në funksionimin dhe kontrollin e ndërsjellë të pushteteve të ndara, përfundimi i dialogut me Serbinë dhe participimi aktiv në projektet që synojnë avancimin e rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit të rajonal…Këto nuk janë punët që mund t’i bëjë një qeveri, sado ambicioze që është, por kërkon kohë dhe emancipim të përgjithshëm. E kemi parë në shembullin e Shqipërisë që atje tash gati pesë vite është zhvilluar një process i komplikuar i krijimit të një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të pastër (vetingu i ndihmuar nga aletaët perendimor i ka larguar rreth 80 % të gjykatësve dhe të prokurorëve të korruptuar!) dhe ende kjo betejë e madhe nuk ka përfunduar, sepse në çdo hap procesi has në rrezistenca të forcave konservatore ose të atyre që i mbrojnë monopolet dhe privilegjet të etabluar më herët dhe shërbejnë si shtylla të sistemit hibrid ekzistues.Shteti i pavarur i Kosovës ekziston vetëm 13 vjet, kohë kjo e shkurtër, madje edhe adoloshente, për të arritur pjekuri dhe stabilitet të plotë.