Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës më i fortë se kurrë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka pritur në takim ambasadoren amerikane në Kroaci, Nathalie Rayes, e cila po qëndron në Kosovë.
Hovenier, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është më i fortë se kurrë.
“Kënaqësi ta mirëpresim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kroaci, Nathalie Rayes në vizitën e saj të parë në Kosovë. Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë vend energjik, ku përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është më i fortë se kurrë”, thënë Hovenier, transmeton Telegrafi.