Shkëlqimi i Lirës në Paris

Janë Krishtlindjet. Kjo është koha më e mirë e vitit. Këtë periudhë kohore do ta shfrytëzojë Fatmire “Lira” Alushi,për t’u kthyer te familja e saj në Gjermani.
Ndoshta edhe do të shkoj për pushime me burrin. Ajo dëshiron paksa të largohet nga rutina e përditshme për shkak se jeta e saj është në korsinë e shpejtë, përcjell sot Koha Ditore.
Futbolli e ka dërguar reprezentuesen e Gjermanisë te skuadra franceze Paris Saint-Germain. Faktikisht e ka dërguar në Paris, qytetin që nuk fle kurrë. Ajo është pjesë e një klubi që për çdo ditë është në ballinat e gazetave.
“Është gjithçka jashtëzakonisht emocionuese dhe interesante. Në fillim më dukej paksa e çuditshme dhe nuk ishte fare lehtë. Por tash jam adaptuar dhe po ndihem shumë mirë”, thotë Alushi, e cila ka regjistruar 75 paraqitje me fanellën e Gjermanisë.
Alushi para fillimit të këtij edicioni u transferua te PSG-ja pas skadimit të kontratës me FFC Frankfurt. Në Paris ajo pati një start të furishëm. Me këtë lëvizje Alushi u bëri me dije të gjithëve se nuk ka ardhur vetëm për t’u shëtitur nëpër rrugët e Parisit, por për t’i sjellë suksese ekipit