Eko Higjiena

Shkëlqejnë Çuni dhe Arijon Ibrahimovic, ia dhurojnë fitoren Frosinones me golat e parë në Serie A

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Frosinone ka regjistruar fitore ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Benito Stirpe” përfundoi me rezultatin 2:1, shkruan Gazeta Express.

Dy sulmuesit shqiptarë, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic, shënuan golat e fitores për Frosinonen. Për të dy ishte hera e parë që shënojnë në elitën e futbollit italian.

Çuni realizoi në minutën e 58-të me asistimin e Ibrahimovicit. Çuni, që është i lindur në Gjermani, përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë.

Madje, 22-vjeçari debutoi muajin e kaluar me Kombëtaren A shqiptare, në miqësoren ndaj Bullgarisë.

HW

Edhe Ibrahimovic është i lindur në Gjermani, por ka prejardhje nga Kosova. 17-vjeçari përfaqëson Gjermaninë. Ai së fundmi ka luajtur edhe për Gjermaninë U19.

Arijon Ibrahimovic golin sonte e shënoi në minutën e 74-t.

Për Empolin autor i golit ishte Francesco Caputo, që shënoi në minutën e 86-të. Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli kompletuan tërë ndeshjen, kurse minuta nuk pati për Stivi Shpendin.

Frosinone pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të, kurse Empoli renditet i parafundit (19) me vetëm 7 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.