Fundamenti

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve me njerëz- kërkonin 2500 euro nga kosovarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pasi që i “strehonin” në banesën e të arrestuarit kryesor në Austri, i nisnin për në Gjermani ose në Zvicër, për çfarë kërkonin nga 1800 deri në 2500 euro për person.

Policia e landit Burgerland në Austri ka goditur një rrjet trafikantësh me qenie njerëzore që po vepronte në Austri, Gjermani, Zvicër dhe Hungari, me bazën në Kosovë. Si pjesë e aksionit të zbulimit të rrjetit, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar në Kosovë, Hungari dhe në Austri ishin bërë nëntë arrestime.

Merret vesh se një person 43 vjeçar i kapur në Austri ka qenë njëri ndër shefat e rrjetit, përgjegjës për transportimin e klandestinëve drejt Gjermanisë dhe Zvicrës. 16 të dyshuar të tjerë janë arrestuar në Budapest (Hungari).

Fundamenti

Në saje të hetimeve te mëtutjeshme është arrestuar një kosovar nga qarku Lilienfeld (Austri). Ky duke qenë kunat me shefin e bandës nga Kosova dyshohet te ketë tërhequr “penjtë” e biznesit në Austri. Njerëzit e tij ishin përgjegjës për t`i marrë nga Vjena klandestinët e ardhur nga Hungaria .

Pasi që i “strehonin” ata në banesën e të arrestuarit kryesor, i nisnin për në Gjermani ose në Zvicër. Për shërbimet e tyre kërkonin nga 1800 deri në 2500 euro për person.
I arrestuari kryesor fillimisht kishte prabuar akuzat por pas më vonë kishte refuzuar të jepte të dhëna më të hollësishme rreth veprës.

Krahas shefave të përmendur të bandës, janë arrestuar edhe tre kosovarë tjerë dhe një shtetas i Serbisë, shkruan wienheute.at./albinfo.ch/