ARKATANA

Shkaktarët, simptomat dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për sulmet e zemrës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmi në zemër zakonisht ndodh kur një rrjedhë e gjakut e mbushur me oksigjen drejt një seksioni të muskulit të zemrës papritmas bllokohet dhe zemra nuk mund të furnizohet me oksigjen. Nëse ky qarkullim i gjakut drejt muskujve të zemrës nuk rikthehet menjëherë, ai fillon të vdes.

Sulmet e zemrës më së shpeshti ndodhin si rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës. Kjo sëmundje është kur substanca të ndryshme fillojnë të krijohen brenda artereve koronare të cilat e furnizojnë zemrën me gjak

Mos prisni – Kërkoni ndihmë MENJËHERË

Reagimi i menjëhershëm pas vërejtjes së simptomave të sulmit të zemrës mund t’jua shpëtojë jetën dhe ta kufizojë dëmin që mund t’i shkaktohet zemrës.

Shumë njerëz nuk janë të sigurt se çfarë po ndodhë dhe nuk i dinë saktësisht simptomat e zemrës. Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme të sulmit të zemrës:

– Dhimbje në gjoks. Shumica e sulmeve të zemrës përfshijnë dhimbje në qendër ose në anën e majtë të gjoksit. Përveç dhembjes, ju mund të ndjeni edhe parehati, e cila vjen e rikthehet.

– Parehati në pjesën e epërme të trupit. Mund të vëreni dhimbje apo parehati në njërën apo dy duart, në shpinë, kraharor, qafë, mjekër apo në pjesën e epërme të stomakut (menjëherë përmbi kërthizë).

FIDANISHTJA

– Probleme me frymëmarrje. Kjo mund të jetë edhe e vetmja simptomë, ose mund të shfaqet para ose bashkë me dhimbjen në gjoks.

Simptomat tjera të sulmit të zemrës përfshijnë:

– Djersitje e ftohtë
– Lodhje e pashpjegueshme
– Marramendje, etj.

Shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës

Ndër shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës, përfshihen:

– Kequshqyerja për vite të tëra
– Përdorimi i drogave të caktuara, si kokaina
– Stresi emocional apo dhimbja
– Ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem
– Pirja e duhanit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.