ARKATANA

SHH “Lugina e Preshevës” në Zvicër, gjatë vitit 2015, shpërndau ndihma në vlerë prej 13.770 frangash

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Ditë pas dite, e muaj pas muaji, veprimtarët e Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit-Zvicër, janë munduar, që të grumbullojnë ndihma e t`i ndihmojnë atyre që kanë nevojë. Kuptohet, se nuk është edhe e lehtë, që të vraposh, sidomos sot për bëmirësi, por këta vullnetarë e shpirtëbardhë, nuk e kanë ndërmend të ndalen edhe në të ardhmen.

Me të kaluar viti 2015, e që jemi tash më në fillim të vitit të ri, kryetari i Shoqatës në fjalë, z.Fazli Musliu, i cili ishte në muajin dhjetor në atdhe dhe ndau ndihma, me që dihet, stina e dimrit ka vështirësit e saja. E tash, në fillim të këtij viti, ai ka bërë një përmbledhje të gjitha ndihmave dhe falënderon të gjithë që kanë ndihmuar, në emër të tij, të kryesisë, anëtarëve dhe të gjithë atyre që kanë përfituar ndihma.

Vlenë të përmendet, për hirë të korrektësisë edhe para opinionit të gjerë, se Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, mbylli aksionet bëmirësie për vitin 2015, me një sukses të madj, ku i falinderon të gjithë përkrahësit që e ndimuan shoqatën për vitin që shkoi e në veçanti anëtarët e SHHLP-së, sponzorët, Bashkësitë fetare , mediat, menjë fjalë edhe nese një fjal miradie kanë folur për SHHLP, zoti i shpërbleftë.

Kryetari Fazli Musliu, tha se, për këtë vitë ndimuam me 13.770 franga. SHHLP siç dihet, bashkëpunon jo më pak se dhjetë vite bashkëpunon me dy shoqata në Komunën e Preshevës për familjet e dëshmorëve OVL, njëherit për skamnorët me shoqatën Human Center me seli në Preshevë dhe Bujanoc. Sivjet kanë përfituar gjithsej 49 familje të dëshmorve Ndihma gjithashtu, përfituan edhe 21familje skamnore.

ARKATANA

Shoqata, ka ndihmuar edhe tre studentë, gjithsej 73 familje, njëherit ka siguruar për OVL brenda vitit të gjithë flamujt, kuroret, buketat, që ndodhen aty ku pushojnë përjetësisht dëshmorët. Pastaj kemi siguruar edhe lule, në formë të pemës me 28 lule që ndodhen dhe në Sheshin e Dëshmorëve para Komunës së Preshevës. Këto lule ndërrohen çdo tri herë në vit dhe vendosen lule të freskëta, e koston e ka marur SHHLP. Kjo shoqatë, gjatë vitit që e lamë mbas, ka ndimuar ekspozitën që organizoi OVL në Komunën e Preshevës në muajin maj. Dhjetëra ndima të tjera janë të paraqitura edhe në faqen e internetit www.shhlp. com në përcjellje të ndimave ishin prezent edhe kryetari i SHHLP-së, Fazli Musliu, kryetari i OVL-së, Nazmi Hajredini dhe në Komunën e Bujanocit ju bashkangjitë kryetari, shoqata e nëndegës së OVL-së, Sali Salihu, ku në takimin e parë kryetari i SHHLP-së, Fazli Musliu ranë dakord me kryetarët e OVL-së, që për këtë vit të ndahen për familjet e dëshmorve ndihma në të holla, kurse për veteranët pako, ku vlera për pako arrin 80 franga zvicerane për çdo familje, ku parashihet për tre muj një familje pesë anëtarëshe ti ketë gjërat elementare, ku përfituan 10 familje të dëshmorëve. Fjala është për Komunën e Presheves dhe të Bujanocit, njëherit 39 familje veteran dhe invalid në Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, por njëherit dhe tre veteran nga Komuna e Kumanovës.

Poashtu, 17 familje skamnore me pako me vlerë prej 80 frangash, percjellje Fazli Musliu dhe kryetari Shoqatës Human Center, z.Ridvan Agushi, në Komunën e Preshevës dhe katër familje në Komunën e Medvegjës, sivjet ku falënderojmë firmën që morëm 52 pako për çmimet e volitshme se ishte tender i shpallur në disa firma dhe fitoj Memi market në Preshevë. Nuk kemi ndajt për skamnorët në Bujanoc për arsye të buxhetit, me që ishte i kufizuar dhe duke e ditur se janë dy shoqata në fshatin Tërnoc kanë ndajt me vite me rradhë ndima ne Bujanoc. Njëherit ndimuam shoqatën e prindërve të fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara në Preshevë. Nuk kemi harruar për të ndihmuar në Maqedoni Pas konsultës me anëtarët e kryesisë, me që jemi vëllezër që të gjithë, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vijmë, e kemi parë të rrugës, që të ndihmojmë edhe në Maqedoni dhe kemi pasur nderin, që shoqata jonë të participoj me një ndihmë modeste edhe në ngritjen e përmendores së heroit kombëtar, komandant Aqif Reçani në vendlindjen e tij në Reçan të Gostivarit.

Thënë në tërësi me një fjalë, SHHLP, është e kënaqur me ndihmat që janë mbledhur dhe janë ndarë, dhe shpreson shumë, se dhe gjatë këtij viti, bëmirësit, anëtarët e shoqatës, kryesitë e xhamive, dhe të gjithë zemërbardhët, do të ndajnë ndihma në llogarinë e shoqatës sonë, sepse prej ditës së parë e deri më sot, çdo gjë që kemi shpërnda i kemi me fakte dhe do ti ruajmë. Shoqata është e pastër me punën vullnetare që ka bërë, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë, e në atdhe presi ndihma nga ne, e padyshim, që të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe ndihmojnë, perëndia do ia kthej me të mira. Falënderojmë shumë që të gjithë, e padyshim edhe mediat, që na kanë përkrahur pa rezervë dhe presim që edhe gjatë këtij viti të kemi bashkëpunimin, sikurse që e kemi pasur edhe gjatë viteve që kanë shkuar.

Nuk është e lehtë të kërkohet ndihma, por ne kemi kërkuar ndihma dhe do të kërkojmë, sepse e kemi borxh për njëri tjetrin. Të jemi më të bashkuar, më dorëdhënës dhe të respektohemi edhe më shumë me njëri tjetrin. Kudo që jeni bashkëkombas, ju urojmë këtë vit të ri dhe dasht perendia, që të na jep të mira dhe të shohim sa më pak të varfër, ndërsa familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, jetimët, e di, se do të ndihmohen nga ju dhe ne. U pafshim në gëzime dhe perendia na ndihmoftë. Për fund, do të donim, që t`ju njoftojmë rreth ndihmave, se së shpejti do t`ju informojmë më hollësisht edhe në portalin e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, www.shhlp.com. – Komisioni për informim i Shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës me qendër në Gossaut të St.Gallenit./bujanoci net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.