ARKATANA

Shërbyesit Civil duan 30 për qind rritje pagash

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë të Republikës së Kosovës, ka kërkuar që paga e tyre të rritet deri në 30 për qind e jo 20 % sa pretendon Qeveria e Kosovës
Gjithashtu, ata kanë kërkuar që të implementohet ligji për shërbyesit civil, pasi që implementimi i tij është dashur të fillojë në janar të vitit të kaluar. Kështu ka deklaruar Hajrullah Hoxha, kryetari i FSSHCRK-së.

Edhe reformat në sistem dhe kategorizimi në administratën institucionale, sipas tyre duhet të bëhen sipas kritereve dhe standardeve Ligjore.

Hoxha tha se për një pagë dinjitoze, FSSHCRK-ja kërkon një rritje prej 30% të pagës.

“Masat prej 50 % duken pak anakronike duke i pasur parasysh shumë sektorë të tjerë që duhet të ngritën. Prodhimi duhet të ngritët, duhet të gjenerohet punësimi dhe e ardhura në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Prandaj i kemi pasur parasysh gjitha elementet që rrjedhin nga treguesit ekonomiko-financiar, dhe kemi marr vendimin e tillë kryesia, që të dalim me kërkesa siç është 30 % në ngritjen e pagave si dhe ajo të shoqërohet me sigurimin e transportit dhe të shujtës,”, ka thënë Hoxha.

Ai tha se zvarritja e zbatimit të ligjit të pagave për shërbyesit civil ka dëmtuar mirëqenien e shërbyesve civil në përgjithësi.

Për këtë ai tha se FSSHCRK-ja kërkon urgjentisht implementimin e ligjit të pagave për shërbyesit civil.

FIDANISHTJA

“ FSSHCRK-ja kërkon urgjentisht të implementohet ligji i pagave për shërbyesit civil dhe të bëhet edhe kompensimi retroaktiv qysh nga janari i 2013-ës, si dhe të bëhet harmonizimi i shportës së konsumit me paga. Rritja e pagave për kategoritë e shërbyesve civil të bëhet në bazë të kësaj forme, deri në masë sa nuk dëmtohet buxheti i shtetit. FSSHCRK-ja është e vetëdijshme se rritja e pagave për shërbyesit civil nuk e dëmton buxhetin e Kosovës, por do të krijojë mirëqenie më të mirë për shërbyesit civil, institucionet dhe në përgjithësi për shoqërinë kosovare” tha ai.

E për reformat në sistemin dhe kategorizimin në administratën e institucioneve të Kosovës, ata thanë se duhet të bëhen në mënyrë që mos t`i dëmtojë shoqërinë civile, edhe pse sipas tyre ka indikacione se do të ketë shkurtime të vendeve të punës në administratën shtetërore.

“FSSHCRK-ja kërkon që reformat të bëhen sipas kritereve dhe standardeve ligjore, e kurrsesi të bëhen reforma sipas preferencave dhe rrethanave momental” tha Hoxha.

Ndryshe, Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë të Republikës së Kosovës, është bashkim i shoqatave sindikale të shërbyesve civil në institucionet e Republikës së Kosovës. FSSHCRK u themelua në prill të vitit 2013 dhe është e regjistruan në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, konform Ligjit për Aktivitetet Sindikale në Kosovë.

Ndryshe edhe Sindikalistët e Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duan që pagat e tyre të rriten për 30 për qind e jo 20 për qind siç ka premtuar kryeministri i Kosovës në mbledhjen e Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.