Sheqeri është helm

/ 9 minuta lexim

Nëse jeni të interesuar për dietat, mbipeshën, diabetin, epidemiologjinë, shëndetin tuaj apo të njerëzve të tjerë, ka ardhur koha të jeni të vetëdijshëm se sheqeri, jo yndyra, tani konsiderohet si ushqim i djallit.

Libri i Dr. Robert Lustig, “Zgjidhja për mbipeshën: e vërteta që fshihet rreth sheqerit, obezitetit dhe sëmundjeve”, për të gjithë ata që kjo u tingëllon si një roman i Dan Brown, është dallimi në mes asaj që na është thënë se ndoshta është e vërtetë, dhe të paraqitjes së saj si një fakt. Lustig ka kaluar 16 vitet e fundit me trajtimin e mbipeshës tek fëmijët. Analizat e tij të shumta gjatë hulumtimit për studimin mbi atë se çfarë sheqeri i shkakton popullsisë në të gjithë botën, së bashku me vërejtjet e veta klinike, e kanë bindur atë që të nisë luftën kundër sheqerit. Kur u arrit statusi “armik i duhanit”, kjo ndodhi për shkak të Lustig.

“Politikanët duhet të kuptojnë dhe të marrin parasysh duke ndërhyrë për çdo substancë që është toksike dhe është abuzuar me të dhe që ka pasoja negative për shoqërinë”, – thotë ai. “Alkooli, cigaret, kokaina. Ne nuk duhet të ndalojmë asnjë prej tyre. Ne nuk kemi për të ndaluar as sheqerin. Por industria ushqimore nuk mund të ketë “carte blanche” (kartën e bardhë). Ata mund të lejohen që të fitojnë para, por nuk mund të lejohen të fitojnë para duke sëmurur njerëzit”, raporton mapo.al

Lustig argumenton se “sheqeri krijon një oreks të vetin duke ndërhyrë në mekanizmin e përcaktuar hormonal, një cikël që ti nuk mund ta thyesh me forcën e vullnetit, sepse është si të ndalësh ndjenjën e etjes nëpërmjet forcës absolute të karakterit”. Ai argumenton se hormoni i lidhur me stresin, “kortizol” është pjesërisht fajtor për këtë.

“Kur kortizoli përmbytet në gjak, ai ngre presionin e gjakut, rrit nivelin e glukozës në gjak, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e diabetit. Hulumtimet tek njerëzit kanë treguar se kortizoli në mënyrë specifike rritet me anë të kalorive që merren nga ato që quhen “ushqime të rehatshme”. Nivelet e larta të kortizolit gjatë gjumit, për shembull, ndërhyjnë tek qetësia e gjumit dhe shkaktojnë një rritje të hormonit të urisë të nesërmen. Kjo ndryshon nga personi në person, por unë u trondita kur kuptova se kam një uri të egër për ëmbëlsira kur nuk kam fjetur mirë”.

“Problemi i obezitetit nuk është pesha e tepërt, – thotë Lustig. – Problemi me obezitetin është se truri nuk e percepton peshën e tepërt. Robert Lustig“Truri nuk mund ta shohë atë, sepse oreksi përcaktohet nga një sistem binar. Ti je në genin e anoreksisë – “Unë nuk jam i uritur dhe unë mund të djeg energji”, – ose ju jeni në genin e oreksit. – “Unë jam i uritur dhe dua të ha për të ruajtur energjinë”. leptina (hormon që rregullon yndyrën në trupin tuaj), duhej të rregullonte nivelin tuaj të rrokullisjes, por shumë insulinë në sistemin tënd e bllokojnë sinjalin e leptinës.

Nëse kjo do t’ju ndihmojë të kujtoni në qoftë se ju keni qenë ndonjëherë shtatzënë ose mbani mend urinë e kohës së pubertetit dhe që uria e egër është në fakt një mënyrë që t’ju tërheqë vëmendjen nga qëllimet tuaja më të mira, joshja e ushqimeve qesharake, apo gjashtë muaj ëmbëlsira e Krishtlindjeve… nëse jeni rezistent ndaj leptinës – që do të thotë, në qoftë se insulina juaj është shumë e lartë, si rezultat i marrjes së sheqerit – ju do të ndiheni në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës.

Duke u thënë njerëzve thjesht se ju duhet të humbni peshë, “është fiziologjikisht e pamundur dhe është klinikisht e rrezikshme. Është një qëllim që nuk është i arritshëm”. Ai shpjegon më tej në librin e tij: “Biokimia drejton sjelljen e njerëzve. Ju shikoni një pacient që pi 10 litra ujë në ditë dhe urinon 10 litra ujë në ditë. Çfarë nuk shkon me të? Mund të ketë një çrregullim të sjelljes dhe të ketë varësi psikike nga pirja e ujit…? Me shumë gjasa ai ka diabet. “Për ta sqaruar më tej, ju mund t’u thoni njerëzve me diabet të mos pinë ujë, dhe 3% e tyre mund të kenë sukses. Por kjo nuk do të ndihmojë 97% tjetër, ashtu si humbja e peshës nuk mund të zgjidhë në mënyrë afatgjatë sindromin metabolik të varësisë ndaj sheqerit, një nga simptomat e obezitetit.

Shumë studime kanë sugjeruar se dietat kanë tendencë të bëjnë efekt për dy muaj, disa për gjashtë muaj. “Kjo është ajo që tregojnë të dhënat. Dhe pastaj pesha e të gjithëve vjen e kthehet sërish. Dr. Robert Lustig nuk do që të gjithë të jenë të përsosur: ai është vetëm një djalosh, i cili nuk dëshiron t’i dorëzohet qytetërimit të sëmundjeve të shkaktuara nga industria. “Unë nuk jam një guru i palestrës, – thotë ai, – unë jam vetë 20 kg mbipeshë!”

Fidanishtja

“Sheqeri shkakton sëmundje: kjo s’ka lidhje me kaloritë që janë të pranishme për shtimin në peshë, është një faktor kryesor e i pavarur rreziku. E di që do të ketë njerëz të industrisë së ushqimit që do ta mohojnë atë deri në ditën kur vdesin, sepse jetesa e tyre varet nga kjo. “Dhe këtu kemi arsyen pse ai e sheh librin e tij si një kryqëzatë dhe jo një libër diete”. Lustig thotë se ky është një problem i industrisë; epidemia e mbipeshës filloi në vitin 1980. Në atë kohë, askush nuk dinte gjë në lidhje me “leptinën”. Dhe askush nuk dinte në lidhje me rezistencën e insulinës deri më 1984.

“Ajo që ata dinin ishte, kur hoqën yndyrën që aty (ushqimet+pijet) ata hodhën sheqer në të, dhe kur ata e bënë këtë, njerëzit blenë më shumë, kur ata shtuan më shumë, njerëzit blenë akoma më shumë dhe ata vazhduan kështu. Dhe kjo na ka çuar tek nivelet aktuale të konsumit. “Përafërsisht 80% e 600 000 ushqimeve të paketuara që ju mund të blini në SHBA kanë sheqerna si kalori shtesë (kjo përfshin bukën, hamburgerat, gjëra që ju nuk do t’i shtonit sheqer në qoftë se do t’i bënit vetë). Konsumi ditor i fruktozës është dyfishuar në 30 vitet e fundit në SHBA, një model i dukshëm (edhe pse jo identik) në Britani, në Kanada, Malajzi, Indi, në të gjithë botën e zhvilluar dhe në zhvillim. Konsumi i sheqerit në shkallë botërore është trefishuar në 50 vitet e fundit, ndërsa popullsia është dyfishuar, veçse kjo në kuptimin e pandemisë së obezitetit.

“Kjo nuk do të kishte ndodhur dekada më parë. Arsyeja; sheqeri nuk ishte i lirë. Ajo që e bëri të lirë ishte fruktoza e lartë në shurupin e misrit. Ata nuk dinin kuptimin fiziologjik të tij, por ata dinin kuptimin ekonomik. “Shtimi i sheqerit në ushqimet e përditshme është bërë aq normale për industrinë; në qoftë se ju jeni duke bërë pazar nga dyqani në qoshe të lagjes, ju keni të ngjarë të jeni duke ngrënë sheqer të panevojshëm në të gjitha gjërat që po blini.

Është e vështirë që të mbetemi të shëndetshëm në këto kushte.

Problemi është përhapur në të gjithë botën përgjatë 30 vjetëve dhe është i nxitur nga fitimet e industrisë së ushqimeve dhe të dietave, kjo në mënyrë të kombinuar. Ne nuk jemi duke kërkuar një pandemi globale të lakmisë individuale dhe të dobësisë: kjo do të ishte e pamundur për qytetarët e botës për të koordinuar dobësitë e tyre njerëzore me nivelin e saktësisë. Pasi ju të ndaloni së pari këtë si një problem të përgjegjësisë personale, është më e lehtë për të pranuar se sa serioze dhe e thellë është lufta me sheqerin.

“Problemi nuk ka të bëjë me deficitin e njohurive”, më tha një herë një këshilltar për mbipeshën. “Nuk ka një njeri në tokë që nuk e di se perimet janë të mira për të”, – pranon Lustig. “Unë, personalisht, nuk kam shumë shpresë se këto gjëra do të rregullohen. Arsimimi nuk ka zgjidhur asnjë problem që ka të bëjë me abuzimin e substancave. Kjo është një abuzim me substancat. Kështu që ju duhen dy gjëra: ju keni nevojë për ndërhyrjen personale, dhe ju duhet ndërhyrja shoqërore. Rehabilitimi dhe ligjet, rehabilitimi dhe ligjet. Ne kemi nevojë për ligje”.

Familja Obama më urren, thotë ai, për shkak se ata nuk duan të luftojnë industrinë. Është dashur shumë kohë për të dalë hapur kundër duhanit, por industritë nuk mund të helmojnë njerëzit në masë përjetë.

“Ne duhet të bëjmë diçka për këtë, ose nuk do të ketë më kujdes shëndetësor. Në fakt, nuk do të ketë më shoqëri. A jeni gati për këtë? Kjo është ajo që do të ndodhë. Por kjo nuk duhet të mbetet vetëm një rregull i shkruar, por shumë më tepër se kaq.

Parashikimet e tij për shëndetin botëror janë pesimiste në mënyrë apokaliptike. Megjithatë, në thelb ai ka optimizmin e rrënjosur thellë të një personi, i cili e di se lufta është e vlefshme, dhe beson se në fund, ai do ta fitojë atë.